Protestojnë Banorët e Hekuranës, Makstil dhe Jugohrom të mbyllen

Qytetarët e lagjes së Hekuranës në Shkup si dhe ato të Çairi  janë ankuar se Firma “Makstil” vazhdon të ndotë ajri duke shtuar se situate dita ditës po përkeqësohet. Autoritetet kompetente thonë se kompania po punon intensivisht për të zbatuar standardin ekologjik, i cili iu shty deri më 31 tetor.

Banorëve të lagjes Hekuranë, por edhe të Çairit thonë se sezoni i verës ka vështirësuar edhe më shumë jetesën e tyre për shkak se ata nuk mund të hapin asnjë dritare të vetme nga frika se do të sëmurën apo helmohen.

Ministri i ri i ekologjisë, Nurhan Izairi nuk deshi të komentojë situatën për shkak të siç thotë, informatave dhe raporteve të pakta që kanë ardhur nga terreni.  Nga ana tjetër Drejtori i inspektoratit ekologjik, Firus Memed, ishte decid në vendimin e ministrisë se nuk do të ketë më afate shtesë  pas 31 tetorit dhe se Makstil dhe Jugohrom për të cilët vlente prolongimi, rrezikojnë mbylljen.

Lajme të ngjashme

Back to top button