MPB-ja ka arrestuar babain e regjisorit kontrovers, Jani Bojaxhi

Babai i regjisorit kontrovers, Jani Bojaxhi është arrestuar sot në kuadër të aksionit për kapjen e grupit kontrabandues të artefakteve, në të cilin u arrestuan 13 persona në disa qytete, njoftuan nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB). Arrestimi i babait është vërtetuar edhe nga vetë regjisori Jani Bojaxhi, transmeton Portalb.mk.

“Personi A.B. është privuar nga liria në kuadër të aksionit të repartit për shkatërrim të krimit të organizuar në disa qytete të shtetit, gjatë të cilit janë marrë një numër i madh i artefakteve, kurse nga liria janë privuar 13 persona. Nesër në konferencë për media do të kumtohen të gjitha detajet”, tha për portalin “SDK”, zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski.

Regjisori Bojaxhi ka bërë të ditur se babai i tij është arrestuar në Stacionin Policor në Gazi Babë.

“Të nderuar, po, gjatë mëngjesit në shtëpinë e prindërve të mi në Strumicë është kryer bastisje dhe pas disa orëve, babai im Andoni (75) është sjellë në Shkup dhe është arrestuar në Stacionin Policor në Gazi Babë”, ka thënë Bojaxhi.

Arrestimi i babait të Bojaxhi vjen sot, kur në Kino Mileniumin ishte premiera e filmit në regji të Jani Bojaxhit “Tallja me Krishtin”, për të cilin pati reagime të shumta në opinionin e Maqedonisë pasi që përmban fyerje ndaj pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

LEXO: “Tallja me krishtin” nuk mund të prishet, të largohen shtrembërimet (FOTO)
LEXO: Filmi u cilësua si skandaloz, a është bërë shkelje e ligjit në “Tallja me krishtin”?
LEXO: Zaev: Filmi “Tallja me krishtin” i hapë plagët e Maqedonisë dhe dënohet nga unë
LEXO: Ademi: Do të inspektohet se a është respektuar norma ligjore në film
LEXO: Shehapi: Për herë të parë e shoh filmin “Mocking of Christ”

Filmi me ofendime ndaj UÇK-së, reagime të shumta në opinion (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button