Ademi: Do të inspektohet se a është respektuar norma ligjore në filmin “Mocking of Christ (VIDEO)

Ministri i Kulturës, Asaf Ademi në konferencë për media theksoi se filmi “Mocking of Christ”, për të cilin u bë bujë në media sepse përmban ofendime dhe të pavërteta ndaj pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, është financuar nga Agjencia e Filmit në vitin 2015, që është institucion i pavarur nga Ministria e Kulturës dhe që lidhet drejtpërdrejt me Qeverinë e Maqedonisë, transmeton Portalb.mk.

“Pas paraqitjes së trilerit të filmit ku janë paraqitur skena të ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare si përdhunues, Ministria e Kulturës sqaron se ky film nuk ka të bëjë me Ministrinë dhe stafin e saj, por është mbështetur nga Agjencioni i Filmit të Maqedonisë në vitin 2015. Agjencioni i Filmit është institucion i pavarur nga Ministria e Kulturës dhe është i lidhur drejtpërdrejt me Qeverinë. Këtu lajmi i hidhur është se me paratë publike mbështeten projekte që nuk janë në interes të qytetarëve, është për keqardhje pritja e qarqeve të caktuara që synojnë të thirren në vlera universale kulturore, ndërsa gërmojnë në rrënimin e saj që dikush tjetër e konsideron të rëndësishme dhe të vlefshme”, tha Ademi në konferencë për media.

Ministri gjithashtu shtoi se Ministria do t’i ndërmarrë të gjitha masat ligjore së bashku me Agjencinë e Filmit që ky film mos ta dëmtojë bashkëjetesën në Maqedoni

“Nisur nga kjo Ministria e Kulturës distancohet nga ky film, e dënon urrejtjen që nxit ai dhe thekson se stafi aktual i kësaj ministrie mbetet i përkushtuar që të prodhojë kulturë dhe projekte kulturore që e respektojnë tjetrin, që i mirëkuptojnë të tjerët dhe që afirmojnë vlera kulturore universale. Ne si Ministri e Kulturës do të bashkëpunojmë ngushtë me drejtuesit aktualë të Agjencisë së Filmit, për t’i ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm ligjorë, që ky film të mos mund ta dëmtojë bashkëjetesën mes kombeve në Maqedoni. Pasi që e pashë skenarin filmit, si dhe dokumentacionin e dorëzuar në Agjencinë e Filmit, në bazë të nenin 60 të Ligjit për veprimtari të filmit, vendosa të bëhet inspektim që ashtu ta përcaktojmë se a është respektuar norma ligjore dhe rregullat e tjera nga fusha e filmit. Megjithëse arti nuk njeh kufij, ai nuk mund t’u shërbejë edhe prirjeve urrejtjendjellëse, që i dëmtojnë kufijtë e dashurisë dhe tolerancës mes njerëzve”, tha Ademi në konferencë për media.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button