Zaev: Filmi “Tallja me krishtin” i hapë plagët e Maqedonisë dhe dënohet nga unë

“Nuk i di detajet, nuk e kam parë, por atë çfarë dëgjova në video, më tregon se definitivisht, se është shpërndarje e urrejtjes, shpërndarje të armiqësisë, kthim në plagët e vjetra të Maqedonisë, që absolutisht nuk na duhen në këtë moment”, kështu ka komentuar ndër të tjerash kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev për filmit “Tallja me krishtin” që në opinionin e Maqedonisë u cilësua si skandaloz, pasi që përmban ofendime dhe shpifje për përfaqësuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Maqedonisë, transmeton Portalb.mk.

Duke u përgjigjur në pyetjen e Portalb.mk, përmbajtjen e filmit që u financua në vitin 2015 nga Agjencia e Filmit e Maqedonisë, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev e sheh me prapavijë politike dhe të dënueshëm nga ai.

“Ajo çfarë është financuar nga Agjencia e Filmit, në vitin 2015 është absolutisht me prapavijë politike. Dhe e di se Fondi dhe Ministria e Kulturës do të bëjnë çmos që ti ndërprenë të gjitha aktivitetet e tilla që janë obligim i pushtetit aktual. Gjithçka që është e qeverisë së kaluar, është nën frymën e dhënies së një politike të panevojshme për ambientin në Maqedoni, në tërë këtë periudhë. Të gjitha ato mesazhe, që shpërndajnë urrejtje, që shkaktojnë ndjenja të pakëndshme, unë mundem vetëm t’i dënoj. Nuk mund ta kthejmë kohën prapa, por e di se e kam obliguar ministrin e Kulturës të bisedojë me drejtorin e Fondit të Filmit, që t’i ndërprenë dhe të gjejnë mënyrë ligjore, për të gjitha aktivitetet për promovim të këtyre veprave. Kjo pritet tash nga ne, ne nuk kemi aktivitete tjera të këtilla që lidhen me prodhim të një vepre të tillë”, tha Zaev.

Ai kujtoi se parulla e pushtetit aktual është “Një shoqëri për të gjithë”, me të drejta të barabarta dhe me perspektivë evropiane të përbashkët.

“Unë thirrem në “Një shoqëri për të gjithë”, shoh në Maqedoninë si një shoqëri për të gjithë qytetarët, me të drejta të barabarta, me obligime të njëjta, të integruar në BE, ku bukfalisht do të flasim për perspektivat e përbashkëta”, tha Zaev.

 

Pjesë e filmit “Tallja me krishtin”

“Tallja me krishtin” u dënua edhe nga ministria e Kulturës dhe Agjencia e Filmit të Maqedonisë

Përmbajtjen e filmit e ka dënuar edhe ministri i Kulturës, Asaf Ademi dhe drejtori i Agjencisë së Filmit të Maqedonisë, Gorjan Tozija.

“Nisur nga kjo Ministria e Kulturës distancohet nga ky film, e dënon urrejtjen që nxit ai dhe thekson se stafi aktual i kësaj ministrie mbetet i përkushtuar që të prodhojë kulturë dhe projekte kulturore që e respektojnë tjetrin, që i mirëkuptojnë të tjerët dhe që afirmojnë vlera kulturore universale”, tha ministri Ademi.

LEXO: Ademi: Do të inspektohet se a është respektuar norma ligjore në film

Ndërkaq drejtori i Agjencisë së Filmit të Maqedonisë, Gorjan Tozija tha se filmi përveç konfuzitet, shpërndan mesazhe të paqarta dhe prek tema të ndjeshme të historisë së Maqedonisë.

“Në rastin e filmit në fjalë, përveç konfuzitetit të përgjithshëm, është e paqartë se elementet që kanë të bëjnë me konfliktin e 2001 dhe kur përmendet konteksti etnik, a është në funksion të filmit, ose sërish mbetet si porosi e paqartë, që prek tema të ndjeshme të historisë sonë të vonshme”, tha dje Tozija.

SHVL UÇK kërkon fakte, regjisori Bojaxhi thotë se nuk është i obliguar

Shoqata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare ka kërkuar fakte nga regjisori për atë çfarë ka përfshirë në filmin “Tallja me krishtin”.

“Le të na japin vetëm një fakt të ngjashëm, këta skenaristë të çoroditur, nga e kanë marrë “motivim” për të bërë një film, i cili nuk ka të bëjë as me etikën njerëzore, as me mënyrën e bashkëjetesës, as me mirëqenien, por nxisin masat për urrejtjen, hakmarrjen, largimin nga viset e të parëve tanë”, thuhet ndër të tjerash në reagimin e SHVL UÇK-së.

Por, regjisori i filmit “Tallja me krishtin”, Jani Bojaxhi ka deklaruar se nuk ka nevojë të këshillohet me askënd, sepse bëhet fjalë për film artistik, dhe jo dokumentar.

“Bëhet fjalë për film artistik. Nuk është kjo film dokumentar. Unë si autor, nuk kam asnjë obligim dhe përgjegjësi, nuk jam politikan. Unë nuk jam i obliguar që të këshillohem me askënd, për shkak se s’kam nevojë”, tha Jani Bojaxhi.

LEXO: Shehapi: Për herë të parë e shoh filmin “Mocking of Christ”

E ndërkaq ish sekretari shtetëror i Ministrisë së Kulturës, Behixhudin Shehapi ka deklaruar se asnjëherë nuk e ka parë filmin “Tallja me krishtin”, edhe pse i njëjti është financuar në kohën kur në pushtet ka qenë VMRO-DPMNE-ja dhe Bashkimi Demokratik për Integrim, radhë e të cilës ka qenë edhe Shehapi.

Filmi me ofendime ndaj UÇK-së, reagime të shumta në opinion (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button