Nga qyteti me ajër më të ndotur në botë, Tetova në gusht ka qenë qyteti me ajër më të pastër në Maqedoni

Derisa vitet paraprake, Tetova ka qenë ndër qytetet më të ndotura jo vetëm në Maqedoni, por edhe në Evropë, madje dhe në botë, në muajin gusht të këtij viti, Tetova ka qenë qyteti më pak i ndotur në Maqedoni, duke u radhitur në vendin e 15-të, njofton Portalb.mk.

Sipas të dhënave që ka siguruar organizata joqeveritare “Eco Guerilla”, ajri i Tetovës gjatë muajit gusht ka pasur 22.99 gramë grimca PM10, apo rreth 27 mikrogramë më pak se numri i lejuar, gjegjësisht 50-të.

Gazi Baba gjatë muajit gusht ka qenë më e ndotura në Maqedoni, me 49.04 mikrogramë, e pasuar nga Rektorati i Shkupit me 47.94, ndërkaq në vendin e 3-të gjendet Gostivari me 47.10 mikrogramë grimca PM10.

Në Kavadar, gjatë gushtit ajri ka qenë i ndotur me 43.35 mikrogramë, në Manastir 1 – 37.6, Lisiçe 37.5, Milladinovcë 35.45, Strumicë 33.41, Karposh 32.48, Qendra e Shkupit 32.16, Kumanovë 31.18, Koçan 30.97, Manastir 2 – 28.68 dhe Kërçovë 24.72.

Gjatë vitit 2013-të, “The Guardian” e cilësoi “Tetovën si një ndër qytetet më të ndotura në botë. Këtë epitet, Tetova e mbajti edhe gjatë viteve 2014-të, 2015-të, 2016-të, por edhe në vitin 2017-të.

LEXO: 2013 – The Guardian: Shkupi dhe Tetova ndër qytetet më të ndotura në Evropë
LEXO: 2014 – Qytetet me të ndotura të botës, Shkupi e Tetova në Top Listë
LEXO: 2015 – Tetova lider i qytetit më të ndotur në botë, paralajmërohen protesta
LEXO: 2016 – 298 ditë gjatë vitit, tetovarët kanë thithur ajër të ndotur
LEXO: 2017 – “THE GUARDIAN”: Tetova më e ndotura në Evropë

Numrat alarmant, shtynë që tetovarët vazhdimisht të dalin në protesta me qëllim të mbylljes së kombinatit të “Jugohromit”, i cili cilësohet si një ndër ndotësit më të mëdhenj në këtë rajon. “Jugohrom” me vite të tëra ka punuar pa i plotësuar standardet ekologjike, gjegjësisht pa  filtra, derisa më 2 nëntor të vitit 2016-të iu ndalua të punojë pa i plotësuar kushtet, për shkak së cilës 800 punëtorë ngelën pa punë.

LEXO: Qytetarët dalin në protesta: Duam ajër të pastër, “Jugohrom” t’i vendos filtrat

Sipas të dhënave të siguruara nga “Eco Guerilla”, pas mbylljes së “Jugohromit”, ajri ndjeshëm ka qenë më i pastër, ndërkaq edhe ka pasur më pak fëmijë të sëmurë nga frymëmarrja. Në vitin 2015-të kur ka punuar “Jugohrom”, numri i fëmijëve me sëmundje respiratore ka qenë 31.446, ndërkaq në vitin 2017-të, kur ka ndaluar së punuari ky numër është zvogëluar në 18.578-të.

Ndërtimi i filtrave të ndotësit Jugohrom, çfarë fshihet pas fabrikës e cila nuk garanton transparencë?!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button