Tetova lider i qytetit më të ndotur në botë, paralajmërohen protesta

Tetova përsëri mbetet qyteti më i ndotur në botë, ndërsa Shkupi në vendin e tretë në Evropë, sipas matjeve zyrtare të “Numbeo”.

Qytetarët po helmohen masivisht, dhe për pushtetin është më e rëndësishme për të ndërtuar fasada barok dhe përmendore nëpër qytetin e Shkupit.

Vetëm në vitin e fundit 290,000 njerëzit vuajnë nga sëmundjet e mushkërive, si rezultat i ndotjes jashtëzakonisht të lartë në vend, transmeton TetovaSot.

Për shkak të injorancës së qeverisë, nisma qytetare “Do të marrim frymë apo do e nxjerrim frymën” kanë njoftuar protesta masive në periudhën e ardhshme.

Nga kjo iniciativë qytetare thuhet se aktualisht shqetësimi më i madh është përqendrimi i lartë i grimcave PM. Nga atje theksojnë se këto grimca helmuese thithen shpejt dhe drejtpërdrejt ndikojnë në sistemin kardiovaskular.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button