“THE GUARDIAN”: Tetova më e ndotura në evropë, Eko Guerilla: Rezultatet janë shqetësuese

Tetova radhitet e para në listën e qyteteve më të ndotura në Evropë me 81 mikrogramë të grimcave PM2.5 për një metër kub.

Këtë të dhënë shqetësuese e ka dhënë sot gazeta prestigjioze “The Guardian”, që bazohet në të dhënat e Organizatës Botërore e Shëndetësisë për vitin 2016, ku jepet alarmi për nivelin e lartë të ndotjes në nivel botëror, transmeton Tv 21.
Përveç Tetovës, në listë është edhe Shkup, që radhitet në vend të tretë me me 45 mikrogramë të grimcave PM2.5, ndërsa Manastiri në vendin e nëntë. Siç shkruan gazeta, Tetova është qyteti ku vrapimi të bën më shumë dëm sesa dobi.

Shoqata ekologjike “EKO Gerilla”, thotë se janë shqetësuese të dhënat e publikuara nga The Guardian, pasi që qytetet e Maqedonisë janë më të ndoturit.

“Sigurisht ky informacion është shqetësues për ne. Edhe ne automatikisht u hodhëm për punë se nga e kanë këtë informacion si fillim se për shkak grimcat PM2.5, nuk matën në Tetovës, pra nuk ka një matës 2.5 por ka vetëm grimca PM 10, Ajo që mësuam se informacioni ‘The Guardian’ e ka nga organizata botërore e shëndetësisë e cila në web sajtin e saj ka publikuar raportin deri në maj të vitit 2016 por raportet përfshin vitin 2015 si vite të fundit të matjeve”, tha Arianit Xhaferri, nga “EKO Guerilla”.

Edhe qytetarët shprehin shqetësime për nivelin e lartë të ndotjes, dhe se ata kërkojnë që autoritetet shtetërore sa më shpejt të ndërmarrin masa parandaluese.

“Për ndotjen e ajrit faktori kryesor është njeriu, domethënë nëse nuk është njeriu nuk ka se si të ndotet.”

”Tani një shtëpi ka 5 vetura, çdokush ka dhe çdo ditë vozisin nëpër qytet dhe e gjithë kjo e ndot ajrin më herët nuk ishte kështu”, u shprehën disa qytetarë.

Sa i përket Tetovës si një nga qytetet më të ndotura, kombinati metalurgjik ishte një nga ndotësit kryesor gjatë vitit të kaluar, por me mbylljen e tij, ka rënie të nivelit të ndotjes. Organizatat ekologjike theksuan se pa vendosjen e plotë të filtrave, nuk do të lejohet rifillimi me punë i këtij kombinati. Matjet e javëve të fundit nxorrën Shkupin si një nga qytetet më të ndotura, ku niveli më i lartë ishte në lagjen Karposh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button