“Eco Guerilla”: Deri të premten e ardhshme keni afat ta mbyllni Jugohromin (FOTO dhe VIDEO)

“Boll mo”, “Mos filozofo, dil në protestë”, “Duam ajër të pastër”, “Tetova po mbytet”, ‘’Njësia e gjashtë sa vota nga Jugohromi?”, kanë qenë vetëm disa nga thirrjet e protestuesve që sot u mblodhën në sheshin e Tetovës “Iliria”, kundër ndotjes së ajrit.

Protesta e sotme ka qenë më masovike se ajo e djeshmja, protestuesit nuk kanë reshtur duke bërë thirrje ndaj pushtetarëve që ta zgjidhin çështjen e ajrit, sepse sipas tyre, ata janë fajtorët kryesor për këtë gjendje. Akuzat që më shumti i drejtohen, janë për ministrin e Mjedisit Jetësor, Nurhan Izairi dhe kryetaren e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

Protestën e sotme e kanë përkrahur gjithashtu edhe partitë opozitare shqiptare, LR-PDSH, RDK, BESA dhe shoqata të ndryshme joqeveritare.

Para protestuesve ka mbajtur fjalim, solisti i bendit të njohur shqiptar Elita 5, Arif Ziberi, i cili foli për gjendjen e ajrit të Tetovës se është në gjendje të mjerueshme.

“Nuk po kërkojmë diçka të madhe, kërkojmë diçka që e kemi të drejtë, Zoti që na ka falë. Të jetosh afër Malit Sharr dhe ta kesh ajrin e ndotur në këtë Nivel është katastrofë”, tha Ziberi.

Para protestuesve me humor të zi janë drejtuar edhe drejtuesit e programit humoristik “Hallkit”, në Alsat M.

Thirrje për mbylljen e Jugohromit ka adresuar edhe Elmedina Abdullai nga “Nëna dhe Fëmija”, duke thënë: “ose ndaleni ju Jugohromin ose do ta ndalin ne”.

Në fund fare ka folur para protestuesve edhe organizatori i protestës së sotme, apo drejtuesi i “Eco Guerillas”, Arianit Xhaferi i ka dhënë pushtetit afat prej 1 javësh që ta mbyllin Jugohromin, gjegjësisht deri të premten e ardhshme në ora 00.

“Keni afat deri të premten e ardhshme në ora 00, nëse nuk e mbyllni Jugohromin, atëherë do të ballafaqoheni me ne. Do t’i bllokojmë rrugët, gjykatat dhe të gjitha institucionet e Tetovës, derisa të zgjidhet kjo çështje, konsiderojmë se s’ka arsye që të kemi ndotje të ajrit”, tha Arianit Xhaferi, duke shtuar se Komuna e Tetovës nuk ka bërë aq sa duhet që të zgjidhet kjo çështje.

Pas shpërndarjes, ashtu si dje, një pjesë e protestuesve janë drejtuar për në objektin e Komunës së Tetovës, ku edhe sot, e kanë gjuajtur objektin ve vezë dhe me gjësende të forta, për dallim nga dje, sot kanë gjuajtur para objektit edhe me koktej molotovi.

Pas fjalimit të Xhaferit, protestuesit janë larguar nga Komuna dhe situata është qetësuar.

12395148_1078618385505927_623827506_n

12380152_10208577483059384_1290380024_n

12395627_10208577789947056_412260266_n

12380089_10208577787226988_1973474378_n

12395627_10208577789947056_412260266_n

12388138_10208577874869179_1369279225_n

***********************************************************************************************************

13: 50 – Organizatori i protestës së sotme, apo drejtuesi i “Eco Guerillas”, Arianit Xhaferi i ka dhënë pushtetit afat prej 1 javësh që ta mbyllin Jugohromin, gjegjësisht deri të premten e ardhshme në ora 00.

“Keni afat deri të premten e ardhshme në ora 00, nëse nuk e mbyllni Jugohromin, atëherë do të ballafaqoheni me ne. Do t’i bllokojmë rrugët, gjykatat dhe të gjitha institucionet e Tetovës, derisa të zgjidhet kjo çështje, konsiderojmë se s’ka arsye që të kemi ndotje të ajrit”, tha Arianit Xhaferi, duke shtuar se Komuna e Tetovës nuk a bërë aq sa duhet që të zgjidhet kjo çështje.

Pas mbarimit të fjalimit, Xhaferi ka kërkuar që protestuesit të ndahen me qetësi.

13:35 – Para protestuesve me humor të zi janë drejtuar edhe drejtuesit e programit humoristik “Hallkit”, në Alsat M.

Elmedina Abdullai nga “Nëna dhe Fëmija”, ka adresuar thirrje për pushtetarët duke thënë: “ose ndaleni ju Jugohromin ose do ta ndalin ne”10585376_10208577530860579_714179869_n

13:25 – Fjalim përpara publikut ka mbajtur edhe solisti i bendit shqiptar të njohur Elita 5, Arif Ziberi, i cili për gjendjen e ajrit të Tetovës është në gjendje të mjerueshme.

“Nuk po kërkojmë diçka të madhe, kërkojmë diçka që e kemi të drejtë, Zoti që na ka falë. Të jetosh afër Malit Sharr dhe ta kesh ajrin e ndotur në këtë Nivel është katastrofë”, tha Ziberi.

13:15 – Në mesin e mijërave protestues, shihen fytyra publike, anëtarë dhe pjesëtarë të partive të Lëvizjes Besa, RDK-së, LR-PDSH-së.

Kryetari i “Eco Guerillas”, Arianit Xhaferi ka njoftuar se së shpejti do të mbajë fjalim para protestuesve.

13:00 – “Boll mo”, “Mos filozofo, dil në protestë”, “Duam ajër të pastër”, “Tetova po mbytet”, ‘’Njësia e gjashtë sa vota nga Jugohromi?”, janë vetëm disa nga thirrjet dhe shënimet e pankartave të protestuesve kundër ndotjes së ajrit, që tanimë vetëm kanë filluar ta vërshojnë sheshin e Tetovës “Iliria”, raporton Portalb.

1415614_10208577508500020_1884403155_nAshtu edhe siç është paralajmëruar, protesta e sotme duket se do të jetë më masovike, protestuesit nuk rreshtin duke bërë thirrje ndaj pushtetarëve që ta zgjidhin çështjen e ajrit, sepse sipas tyre, ata janë fajtorët kryesor për këtë gjendje.

Akuzat që më shumti i drejtohen, janë për ministrin e Mjedisit Jetësor, Nurhan Izairi dhe kryetaren e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

Protesta në fjalë është përkrahur gjithashtu edhe nga partitë opozitare shqiptare, LR-PDSH, RDK, BESA dhe shoqata të ndryshme joqeveritare.

******************************************************************************************************************

Pas protestës së djeshme kundër ajrit të ndotur në Tetovë, ashtu edhe siç është paralajmëruar, nën organizmin e “Eco Guerillas”, sot do të mbahet protestë kundër ndotjes së ajrit në sheshin Iliria të Tetovës me fillim prej orës 13:00, ku sipas paralajmërimeve pritet që të jetë edhe më masive se ajo e djeshmja. Kërkesat e protestuesve janë që fillimisht të mbyllet fabrika e Jugohromit, që vlerësohet si një ndër ndotësit më të mëdhenj të ajrit në Tetovë.

Sipas informative që ka siguruar Portalb, në protestën e sotme, pritet të merren vendime rigoroze, me të cilat pushtetit do t’i jepet ultimatum, në të kundërtën, do të bllokohen institucionet dhe kjo e fundit do të zgjasë deri në zgjidhjen e çështjes.

Dje, me një letër të hapur, organizatorët e protestës kanë bërë thirrje që protesta të jetë paqësore dhe dinjitoze.

Për më shumë, prej ora 13:00, ndiqeni drejtpërdrejt në Portalb “minutë pas minute”.

Përndryshe, derisa është paralajmëruar kjo protestë, ditë më parë Komuna e Tetovës ka dhënë urdhër që të ndërpritet procesit mësimor në të gjitha çerdhet, shkollat e mesme dhe ato fillore, për shkak të rritjes së nivelit të ndotjes së ajrit dhe rrezikimin e jetës në këtë komunë.

Gjatë protestës së djeshme, organizatorët e protestës theksuan se ky vendim i komunës është ndërmarrë për të shmangur daljen masive të nxënësve të shkollave në protesta, të cilët protestuan para komunës.

Protesta për ajrin e ndotur në Tetovë, 17.12.2015
Protesta për ajrin e ndotur në Tetovë, 17.12.2015

“Teuta, mbylle Jugohromin jo shkollat”, “Duam ajër”, “Jugohrom STOP”, “Nuk kemi planet rezervë”, “Më le të marr frymë”, kanë qenë vetëm disa nga thirrjet që mes fishkëllimave ua kanë adresuar pushtetarëve, mijëra qytetarët, e rajonit të Pollogut, që protestuan dje në qytetin e Tetovës për shkak të zmadhimit të nivelit të ndotjes së ajrit.

Ata kërkuan nga ministri i Mjedisit Jetësor, Nurhan Izairi të jep dorëheqje si dhe i kanë bërë thirrje kryetares së Komunës së Tetovës që të mos i mbyllë shkollat, por ta mbyllë Jugohrom.

Protestuesit kanë kërkuar nga autoritetet përgjegjëse që të ndërmarrin hapa për parandalimin e situatës së rëndë në lidhje me ajrin e ndotur.

Tetova tashmë konsiderohet një nga vendbanimet më të ndotura në botë, ku ditë më parë, koncentrimi i grimave PM10 ka qenë rreth 1000 mikrogramë në metër kub.

Lexo: “Eco Guerilla” dhe “Nëna dhe Fëmija”, letër drejtuar shqiptarëve të Pollogut

Lexo: USSH e përkrahë protestën kundër ndotjes së ajrit në Tetovë

lexo: Tetovë, për shkak të protestave për ndotjen e ajrit, ndërpritet procesi arsimor

Lexo: LR-PDSH dhe RDK përkrahin protestën për ndotjen e ajrit në Tetovë

Lexo: “Eco Guerilla”: do të kemi protesta masive në Tetovë!

Lexo: Ditën e enjte do të bllokohen rrugët në Tetovë, ja cilat (FOTO)

Lexo: Nxënësit e shkollave të mesme para Komunës së Tetovës, protestojnë për ajër të pastër

Lexo: Tetovë, alarmi me ajrin e ndotur, statistika: kush i ka fajet, çfarë duhet bërë?! (FOTO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button