Programi Vjetor dhe epilogu i projekteve të shoqatës “ART”: Komisioni për botime pa kryetar

Komisionet në Ministrinë e Kulturës vazhdojnë të prishin projekte kulturore të cilat u parapanë në Programin Vjetor të 2018-s. Për shoqatën kulturore “ART” do të jepen para vetëm për një nga tre projektet kulturore, ndërkohë që për shtëpitë botuese ende nuk janë shqyrtuar ankesat, pasi që komisioni amë ka mbetur pa kryetar. Shuma totale e projekteve të anuluara arrin mbi 9 milionë denarë, shkruan Portalb.mk.

Përgjigjet e pyetjeve të prashtruara deri te Ministria e Kulturës për të cilat pati vonesë një mujore, do t’i publikojmë në mënyrë shtesë.

Siç njoftuan nga Ministria e Kulturës, për shoqatën kulturore Lidhja e Artistëve Shqiptarë “ART” – Tetovë do të financohet projekti “Festivali polifest i muzikës shqiptare” për të cilin në variantin e parë të Programit Vjetor të publikuar në Shkurt u parapanë 800.000 denarë.

Për të njëjtën shoqatë ishin paraparë edhe dy projekte kulturore si: “T’i njohim vlerat tona” në vlerë prej 900.000 denarë dhe “21 të nominuar për çmimet ART 2017” në vlerë prej 700.000 denarë. Arsyeja e tërheqjes së dy projekteve është se: nga ART Tetovë janë deklaruar se nuk u mjaftojnë mjetet e miratuara.

Sa i takon Programit Vjetor Kulturor 2018, problemi mbetet i pazgjidhur për veprimtarinë botuese, pasi kryetari i komisionit është larguar. Deri te emërimi i kryetarit të ri, ankesat nuk do të shqyrtohen dhe kështu shoqatat botuese që reaguan në Portalb.mk, “Shkupi” dhe “Voka” nuk kanë epilog të ankesave.

“Në lidhje me shoqatën “Shkupi” është bërë gabim gjatë parashtrimit të Fletëparaqitjes. Në një fletëparaqitje janë paraqitur 10 projekte. 3 projekte janë aprovuar, ndërsa të tjera janë refuzuar. Kërkohet mënyrë se si të ndërrohet Vendimi ku figurojnë vetëm projektet e aprovuara, që të mund të lidhet kontratë. Lidhur me projektet për të cilat ka ankesë, të njëjtat do të shqyrtohen pas emërimit të drejtorit të ri të Komisionit”, thuhet në sqarimin e Ministrisë së Kulturës.

Meqë edhe shoqata botuese “Voka” pati reagim, e njëjta siç thonë nga Ministria e Kulturës nuk ka parashtruar ankesë.

“Në veprimtarinë botuese u tërhoq kryetari i Komisioni, prandaj u ngadalësua ri-vlerësimi i projekteve, por nuk ka projekte që janë ndarë mjete shtesë. “VOKA 4” nuk ka parashtruar ankesa për 3 libra dhe 3 revista”, njoftuan nga Ministria e Kulturës.

Programin Vjetor Kulturor 2018 ka të bëjë me skandalin që u publikua në muajin shkurt, kur u pa se si organizata joqeveritare pa objekt vetanak, individë pa karrierë kulturore dhe njerëz të afërt me udhëheqësit ministror kanë marrë qindra mijëra denarë nga Ministria e Kulturës.

Tash ministër i Kulturës është Asaf Ademi, ndërkohë që ish ministri i Kulturës, Robert Allagjazovski në prill deklaroi se nga Programi Vjetor janë larguar 10 projekte në vlerë prej 500 mijë denarësh.

Këto 10 projekte janë tërhequr deri në prill:

  • Festivali i Këngës Shqipe “Event” të Shoqatës kulturore – artistike “Event 2012” nga Tetova
  • “Fllad poetik” i Shoqatës “Inovacion”
  • Festivali Folkloristik për Fëmijë Shoqatës “Ble AND” nga Tetova
  • “Duke i mësuar vlerat tona” të Shoqatës së Artistëve Shqiptarë Art – Tetovë
  • “Afirmimi i kulturës shqiptare nëpërmjet promovimit të kuzhinës së Gostivarit në Francë” të Shoqatës DRITA AGV – Gostivar
  • “Afirmimi i qëndrueshmërisë së kulturës  shqiptare nëpërmjet promovimit të zakonit tradicional të synetisë shqiptare në Maqedoni”, Shoqata Drita AGV – Gostivar
  • “Pjesëmarrje në Festivalin e 19 Ndërkombëtarë” të Ansamblit “Tingujt e Karshiakës”
  • Dy projekte për realizimin e koncerteve të shoqatës kulturore – artistike “Alegretto”.

Shuma e përgjithshme e këtyre projekteve është 8.519.000 denarë. Nëse kjo shumë shumohet me shumën edhe me një projekt të anuluar nga shoqata “ART”, deri tash MK-ja ka anuluar projekte në vlerë prej 9.219.000 denarësh.

Si u ndanë paratë për artistët shqiptarë?! Ministria e Kulturës luan “ping-pong” me përgjegjësinë

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP