Ministri Allagjozovski thotë se shumica e situatave kontestuese në programin vjetor janë zgjidhur

Ministri i Kulturës, Robert Allagjozovski, sot ka deklaruar se pjesa më e madhe e situatave kontestuese në programin vjetor për kulturë janë zgjidhur me tërheqjen e projekteve nga ana e pjesëmarrësve, ndërkaq për një pjesë të rasteve nevojitet edhe mendimi nga Komisioni Antikorrupsionit.

“Pas shumë viteve të jo-transparencës absolute në Ministri, ishte i guximshëm vendimi që të shpallen rezultatet, fituesit dhe shumat e miratuara nga një konkurs, me madje 5.000 të paraqitur dhe mbi 2.500 projekte të miratuara. Projektet kontestuese nuk tejkalojnë asnjë përqindje në raport me mjetet financiare. Ato janë rreth 20 projekte dhe konsiderojmë se ky është rezultat i mirë dhe margjinë e vogël e gabimit për një proces të këtillë të madh dhe të mundimshëm, kështu që në përgjithësi konsiderojmë se programi është i mirë, ndërkaq parregullsitë do t’i zgjidhim deri në fund”, theksoi Allagjozovski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas vizitës në Akuaduktin e Shkupit, duke shtuar se procedura ankuese do të jetë mundësi që të adresohen edhe pakënaqësitë e tjera.

Ndryshe, shumë janë përfolur në opinion “skandalet” me programin e Ministrisë së Kulturës. Krahas shumave të vogla që u dhanë për projekte të mëdha, dhe parave të shumta për artistë të mitur, ata dhanë dhjetëra mijëra euro edhe për shoqatë artistësh që nuk ka as objekt se ku do të zhvillojë aktivitetet e projekteve të fituara nga kjo Ministri. Në pamundësi të parandalimit të gabimeve, Ministria e Kulturës doli me reagim, nga ku kërkoi që të lajmërohen parregullsitë në lidhje me programin vjetor kulturor, transmeton Portalb.mk.

Disa nga skandalet më të përfolura ishin se “një shoqate pa hapësirë vepruese iu kanë dhënë 40.000 euro”, një fëmije 12 vjeçar i janë ndarë 600.000 denarë për një kocert solistik dhe një CD”, por edhe se “shefi i kabinetit të sekretarit i ka fituar nga Ministria e Kulturës, 660.000 denarë nga Ministria e Kulturës”.

“Shefi i kabinetit të sekretarit i ka marrë 660 mijë denarë nga Ministria e Kulturës”, ja çfarë thotë Aziri

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP