Përgënjeshtrohet Ministria e Kulturës nga institucionet në lidhje me projektet e dyshimta

Komisioni i shkallës së dytë përgënjeshtroi sekretarin shtetëror të Ministrisë së Kulturës Valmir Azirin, i cili një ditë më parë i tha Televizionit Alsat se projektet për të cilat dyshohet se kanë të bëjnë me nepotizëm dhe konflikt të interesit, po shqyrtohen nga komisioni qeveritar.

Por, nga Komisioni i shkallës së dytë thonë se ende nuk ka arritur asnjë ankesë për rishqyrtim të projekteve të dyshimta.

Nga Qeveria bëjnë me dije se projektuesit kanë të drejtë që të kërkojnë rishqyrtim nga Komisioni i shkallës së dytë në afat prej 15 ditësh nga dita e refuzimit apo tërheqjes së projektit, njofton Alsat M.

Kërkesën e Ministrit Robert Allagjozovski për përfshirje të Prokurorisë Publike dhe Komisionit Anti-korrupsion në zbardhjen e plotë të parregullsive eventuale në ndarjen e fondeve, nuk e komentojnë institucionet në fjalë.

Ministri i Kulturës, Allagjozovski: Është rritur katërfish mbështetja për kulturën e shqiptarëve në Maqedoni

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button