Shoqatës pa hapësirë vepruese iu dhanë 40 mijë euro, Ministria e Kulturës: të paraqiten parregullsitë!

Skandalet me programin e Ministrisë së Kulturës nuk kanë të ndalur. Krahas shumave të vogla që u dhanë për projekte të mëdha, dhe parave të shumta për artistë të mitur, ata dhanë dhjetëra mijëra euro edhe për shoqatë artistësh që nuk ka as objekt se ku do të zhvillojë aktivitetet e projekteve të fituara nga kjo Ministri. Në pamundësi të parandalimit të gabimeve, Ministria e Kulturës doli me reagim, nga ku kërkon që të lajmërohen parregullsitë në lidhje me programin vjetor kulturor, shkruan Portalb.mk.

LEXO: Skandal: Shoqata “Art” ka fituar 40.000 euro nga Ministria e Kulturës, por nuk ka hapësira pune (VIDEO)

“Pas reagimeve në publik në lidhje për disa reparte të projekteve, vendimeve në programin vjetor të publikuar dhe rezultateve të konkursit për financim të projekteve me interes nacional në kulturë për vitin 2018, Ministria e Kulturës fton opinionin e gjerë dhe të gjithë ata që kanë informata apo indikacione për shkelje dhe keqpërdorime, të njëjta t’i dorëzojnë në Ministri. Përcaktimi ynë është që procesi i vendimit të jetë plotësisht transparent, të jetë fer dhe objektiv në pajtueshmëri me kriteret, aktet dhe propozimet e aplikimit të konkursit”, thanë nga Ministria e Kulturës.

Pavarësisht parregullsive të paraqitura në publik, nga kjo Ministri shtuan se janë të përkushtuar për realizim të programit gjithëpërfshirës, i cili nënkupton përkrahje të fuqishme të artistëve.

“Ministria e Kulturës e njofton opinionin se mbetet e përkushtuar për realizim të programit vjetor gjithëpërfshirës, i cili mundëson ndarje të larmishme, të drejtë dhe përkrahje për artistë dhe punëtorë kulturor në pajtueshmëri me interesat e qytetarëve. Me përkrahje të projekteve kulturore të cilat ndërtojnë një shoqëri për të gjithë, ashtu si me decentralizimin e kulturës dhe qasje e barabartë të saj, mundësojmë kulturë të njëjtë për të gjithë qytetarët”, thanë më tej nga Ministria e Kulturës.

 

Bëhet fjalë për lidhjen e artistëve shqiptarë ART Tetovë, ku duke mos pasur lokacion për realizimin e aktiviteteve muzikore, arriti të marrë 2,400,000 denarë nga populli i Maqedonisë, apo rreth 40 mijë euro. Por, kjo u bë edhe më skandaloze kur u pa se adresa e Regjistrit Qendror dërgoi te një banesë në Tetovë, pa kushte të realizimit të projekteve të fituara.

Objekti i shoqatës ART në Tetovë që arriti të marrë 40 mijë euro

Por ky nuk është skandali i vetëm, rasti është me djalin 12-vjeçar nga Tetova, Vigan Maksuti i cili nga Ministria e Kulturës ka arritur të sigurojë financa për dy projekte, njëri është për “koncert solistik” dhe tjetrit është për “publikimin e CD diskut”, që të dy projektet do të financohen në vlerë prej 300 mijë denarë, duke i siguruar të miturit 600 mijë denarë. Pas reagimeve të shumta, ministri i Kulturës, Robert Allagjozovski njoftoi se 300 mijë denarët për “publikimin e CD diskut” kanë qenë gabim: “Për CD disk do t’i jepen 80 mijë denarë”, tha Allagjozovski.

Gjithashtu u pa se si për një shfaqje teatrore u aprovuan 80 mijë denarë,  e për festival ndërkombëtar me traditë prej dy dekadash 1 milion denarë.

LEXO: Dy dekada funksionim, Qendra Teatrore e Fëmijëve ende nuk është institucion i denjë kulturor!

Si u ndanë paratë për artistët shqiptarë?! Ministria e Kulturës luan “ping-pong” me përgjegjësinë

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP