Fatmir Dehari në mënyrë të pjesërishme i ka publikuar dokumentet (VIDEO)

Në krahasim me kryetarët tjetë të komunave shqiptare, kryetari i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari pjesërisht e ka mbajtur premtimin e dhënë – publikimi i dokumenteve që lidhen me transparencën dhe llogaridhënien e tij dhe këshilltarëve komunal, njofton Portalb.mk.

uebfaqen e Komunës së Kërçovës figurojnë të dhënat për sektorët komunal, për këshilltarët komunal, për propzim – buxhetet komunale, por nuk figurojnë të dhënat për sektorin për marëdhënie me publikun i cili do të mundësonte qasje më të lehtë të gazetarëve ndaj informatave me karakter publik. Nuk figurojnë të dhënat për projektet që i ka realizuar apo do t’i realizojë në periudhën në vijim si dhe të dhënat për harxhimet komunale.

Edhe gjatë intervistës së realizuar me Portalb.mk, kryetari Dehari premtoi se do të publikohen të dhënat, mirëpo as pas tre muajve këto të dhëna nuk figurojnë në ueb faqe.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP