Transparenca komunale, Gostivari përmbushi premtimin parazgjedhor

Arben Taravari, kryetar i Komunës së Gostivarit tashmë realizoi, pothuajse në tërësi, njërin prej premtimeve të tij parazgjedhore – transparenca online.

LEXO: #Debatpernime solli premtime të shumta për gostivarasit (VIDEO)

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, si kandidat i zgjedhjeve lokale në vitin 2017, në programin e tij zgjedhor “Për Gostivarin, me dije dhe guxim” (faqe 14) dha premtimin për “Transparencë online”, si një prej prioriteteve të në qeverisjen e tij me qytetin.

Përveç programit të tij politik, këtë premtim kryetari i Komunës, Taravari e vërtetoi edhe në debatin parazgjedhor “Jeta në Maqedoni”, ku, poashtu, u zotua për transparencë dhe përditësimi i uebfaqes me të gjithë informacionet e nevojshme për gazetarët dhe publikim të kontakteve të personave me të cilët gazetarët mund të komunikojnë për informacionet e nevojshme në lidhje me veprimet e komunës.

Këtë premtim të tij zgjedhor e vlerësojmë si të realizuar, duke pasur parasysh faktet e poshtëshënuara.

Pas kontrollit në uebfaqen e Komunës së Gostivarit, mund të shihet se në anën e majtë gjendet pjesa “Dokumentacione”, në të cilin mund të gjenden të dhënat në vazhdim:

  • Llogaritë përfundimtare 2016 – Komuna e Gostivarit
  • Qasje e lirë në informata me karakter publik
  • Buletini zyrtar
  • Statuti i Komunës

Në pjesën “Qasje e lirë në informata me karakter publik” mund të gjendet të gjithë dokumentet edhe të Komisionit për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacionet me karakter publik, aktet ligjore të komunës dhe kontakt informacionet të personit zyrtar për asistim me qasjen deri te informacionet me karakter publik:

Informata themelore

  • Formulari – Kërkesë për qasje të lirë në informata me karakter publik (word format)
  • Broshura – Qasja në informacione me karakter publik është e lirë
  • Formulari – Ankesë deri te Komisioni (KMDQLIKP) (word format)
  • Vendimi për përcaktimin e kompensimit të shpenzimeve materiale për informatën e dhënë nga poseduesit e informatave (pdf format)
  • Lista e informatave me karakter publik (pdf format) 

Akte themelore juridike

  • Statuti i komunës
  • Buletini zyrtar i komunës
  • Vendimi për organizimin, fushëveprimin dhe mënyrën e kryerjes së detyrave të administratës komunale të Komunës së Gostivarit (pdf format) 
  • Organizimi i administratës komunale – Organogrami (pdf format)

Personi zyrtar për ndërmjetësim në informata me karakter publik

Sipas të gjithë këtyre informacioneve, këtë premtim të Taravarit të dhënë në programin e tij politik edhe në debatin televiziv në fushatën zgjedhore për Gosivar e vlerësojmë si të realizuar.

*Përbën kuriozitet fakti se nëse në google kërkojmë për Komunën e Gostivarit,del edhe sajti i vjetër, ku akoma qëndron Nevzat Bejta, si kryetar paraprak. Por, menjëherë nën të ka edhe një temë tjetër Komuna e Gostivarit: Ballina, ku edhe hapet sajti i Taravarit. Kjo do të thotë se  në të njëjtin domen është krijuar sajt të ri

BURIMI: Vërtetmatës.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP