Urko: E kam lutur Gruevskin të furnizohemi me veturë të re, kam pasur marramendje dhe m’u dëmtua shikimi

Gjykimi për rastin “Tank”, gjegjësisht për blerjen e mercedesit luksoz sot vazhdoi me dëshminë e ish-shefit të sigurimit të Nikolla Gruevskit, Dejan Mitrovski-Urkro, transmeton Portalb.mk.

Ai tha se veturat e vjetra për sigurimin e personave VIP kanë pasur shumë defekte dhe për atë  shkak kanë ndodhur shumë situata të pakëndshme. Veturat e vjetra, sipas tij, kanë shkaktuar rrezik për funksionarët që janë vozitur, ndërsa ai vetë ka pasur marramendje dhe iu dëmtua shikimi nga qelqi i përparmë i veturës. Ai tha se kur Gruevski është bërë kryeministër, vazhdimisht i ka kërkuar që të furnizohet me veturë përkatëse dhe këtë kërkesë e ka përsëritur shpesh.

Ndryshe, rasti “Tank” ka të bëjë me keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe autorizimit nga ana e ish-ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe shefit të furnizimeve publike Gjoko Poposki si dhe ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, gjegjësisht për blerjen e Mercedesit luksoz me vlerë mbi gjysmë milionë euro, me çka i kanë shkaktuar dëm buxhetit shtetëror.

Ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska në këtë rast do të gjykohet veçmas për shkak shtatzënisë së rrezikshme.

Në seancat e kaluara dëshmi kanë dhënë disa dëshmitarë të propozuar nga mbrojtja e të akuzuarve të cilët thanë se mercedesi është blerë për shkak se veturat e vjetra që i kanë poseduar kanë pasur shumë defekte.

Prokuroria Speciale Publike hapi dy hetime të reja “Tarifa” dhe “Tanku”, keqpërdorime milionash

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button