Jankullovska do të gjykohet veçmas në rastin “Tank” për shkak shtatzënisë së rrezikshme

Ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska do të gjykohet veçmas në rastin “Tank” që ka të bëjë me furnizimin e mercedesit luksoz. Jankullovska nuk u paraqit në seancën e sotme të këtij rasti, ndërsa mbrojtja e saj e justifikoi mungesën me vërtetim të mjekut për shtatzëni të rrezikshme, transmeton Portalb.mk.

Pas shqyrtimit të vërtetimit mjekësor nga ana PSP-së, prokurorët special kërkuan veçim të procedurës për Jankullovskën, gjegjësisht të gjykohet veçmas, ndërsa gjykata e ka miratuar kërkesën e tyre.

Për këtë gjë reaguan avokatët e të akuzuarve tjerë, ish-kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish-ndihmësi i Punëve të Brendshme, Gjoko Popovski thanë se janë kundër ndarjes së procedurës sepse konsiderojnë se Jankullovska është e rëndësishme për mbrojtjen e tyre.

Ndryshe, rasti “Tank” ka të bëjë me keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe autorizimit nga ana e ish ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe shefit të furnizimeve publike Gjoko Poposki, gjegjësisht për blerjen e Mercedesit luksoz me vlerë mbi gjysmë milionë euro, me çka i kanë shkaktuar dëm buxhetit shtetëror.

Prokuroria Speciale Publike hapi dy hetime të reja “Tarifa” dhe “Tanku”, keqpërdorime milionash

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button