Një nga arsyet pse Gruevski është vonuar në konferencat për shtyp

Vozitësi personal i ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, Aco Janevski si dhe dëshmitarët të tjerë sot në Gjykatën Penale theksuan se furnizimi i mercdesit ka qenë i domosdoshëm, transmeton Portalb.mk.

Janevski tha se shpesh janë përballur me probleme teknike nga të cilat, problem kryesor kanë qenë gomat e veturës, ato guma më nuk prodhoheshin më dhe  vendosëm të reja, me të cilat, siç tha ai, iu kërcënuar siguria ish-kryeministrit.

“Vetura të tilla nuk duhet të jenë në përdorim”, tha Janevski, duke shtuar se kanë sugjeruar te institucionet kompetente se vetura nuk mund të shfrytëzohet dhe se duhet të gjendet veturë tjetër përkatëse.

————————————————————————————————————————

Edhe një dëshmitar tjetër në rastin “Tank” i cili ka qenë i punësuar në Repartin për Sigurim dha dëshmi në seancën e sotme. Ai foli për defektet e veturës së vjetër me të cilën është vozitur Nikolla Gruevski para se të blihej mercedesi luksoz, transmeton Portalb.mk.

“Veturat të cilat i kishte Reparti për Sigurim kishin defekte të mëdha, të cilat madje edhe nga pushteti paraprak janë larguar nga përdorimi dhe nuk është vozitur me to. Kur e kam marrë veturën mercedes “EC 500” të prodhuar në vitin 1993, ishte në garazhin e Qeverisë, por nuk është përdorur as nga ana e ish-kryeministrit Buçkovski. Nga servisi janë konstatuar një varg i defekteve”, tha dëshmitari.

————————————————————————————————————————-

Marijan Tushevski është dëshmitari i dytë nga gjithsej 11 dëshmitarë të cilët sot janë në Gjykatën Penale për të dëshmuar për mercedesin  e rastit “Tank” me propozim të avokatëve të Nikolla Gruevski, transmeton Portalb.mk.

Ai ka qenë vozitës i veturave paraprake të Gruevskit, ai tha se për shkak defektevetë të dy veturave, ato shpesh kanë përfunduar në servis.

“Pasi ishte blerë mercedesi i ri dhe shfrytëzohej edhe për delegacionet e huaja, si p.sh. Ban Ki-moon është vozitur me atë. Atëherë kam dëgjuar se është blerë mercedes i ri”, tha Tushevski.

—————————————————————————————————————————–

Vetura me të cilën vozitej Nikolla Gruevski kur ka qenë kryeministër ka pasur shumë probleme. Shpesh ka ndodhur që ish-kryeministri për shkak defekteve të mos mund të arrijë në ngjarje sipas protokollit të paracaktuar.

Kjo është pjesë e dëshmisë që e dha Lupço Cekovski, dëshmitari i parë i seancës së sotme të rastit “Tank” i cili nga viti 2008 deri në vitin 2015 ka punuar në Sektorin e ish-kryeministrit, ndërsa nga viti 2015 deri në vitin 2017 ka qenë sigurim i Gruevskit. Përveç tij sot dëshmi do japin edh dhjetë dëshmitarë tjerë, transmeton Portalb.mk.

“Ka pasur situata kur vetura nuk është ndezur. Pastaj e kemi dërguar kryeministrin me veturë tjetër që nuk ishte me protokoll për kryeministër dhe me të cilën nuk vozitet kryeministri”, tha dëshmitari i parë.

“Kur kishte defekt dhe një muaj prisnim për furnizimin e pjesës rezervë. Atëherë kemi huazuar veturë nga MPB dhe sipas kolegëve atje edhe ajo nuk ka qenë në rregull”, tha Cekovski.

Pastaj më vonë u furnizuam me mercedesin, dhe tha se e kanë shfrytëzuar edhe delegacionet e huaja.

—————————————————————————————————————————-

Në Gjykatën Penale sot duhe të mbahet seancë gjyqësore për rastin “Tank” të Prokurorisë Speciale Publike, transmeton Portalb.mk.

Seancën e kaluar gjykata vendosi që ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska të gjykohet veçmas për shkak shtatzënisë së rrezikshme.

Avokatët në këtë rast më herë kanë kërkuar përjashtim të Këshillit Gjyqësor dhe të gjykatësve nga Gjykata e Apelit për shkak deklaratës së prokurores Katica Janeva të dhënë me 26 mars se në bisedat e përgjuara ka mes atyre që janë të përshirë edhe gjykatës.

Ndryshe, rasti “Tank” ka të bëjë me keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe autorizimit nga ana e ish ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe shefit të furnizimeve publike Gjoko Poposki, gjegjësisht për blerjen e Mercedesit luksoz me vlerë mbi gjysmë milionë euro, me çka i kanë shkaktuar dëm buxhetit shtetëror.

Prokuroria Speciale Publike hapi dy hetime të reja “Tarifa” dhe “Tanku”, keqpërdorime milionash

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button