Zjarri në Tetovë, 3 ditë zie dhe ndihmë financiare nga qeveria dhe komuna për familjen Zilbehari (VIDEO)

Këshilli i Komunës së Tetovës me vendim unanim shpalli 3 ditë zie me rastin e tragjedisë së djeshme që ndodhi në këtë qytet, ku gjatë një zjarri humbën jetën nëna me katër fëmijët e saj, njofton Portalb.mk.

Këshilli i Tetovës, gjithashtu ka vendosur që nga mjetet rezerve të Komunës, familjes Zilbehari t’i ndajë ndihmë financiare me vlerë prej 2 milionë denarëve.

Përpara mbledhjes fjalim kanë mbajtur komandanti i Zjarrfikësve, Ukë Aliti, i cili rrëfeu rastin e djeshëm tragjik, por edhe kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, i cili ka shprehur ngushëllime për jetët e humbura.

“Sot ndaj një dhimbje një emocion i cili nuk kapërdihet lehtë, si nënë dhe bashkëshorte dhe si e para në mes të barabartë në mes të qytetit tim për të thënë disa fjalë ku mes dhimbjes edhe fjalët janë të tepërta. Dje jo të gjithë mes nesh e panë dhe e shijuan agimin e mëngjesit, ajo që dukej si një ditë plot me diell, ngriu zemrat e çdo tetovarit, i cili u zgjua në kureshtjen tipike dhe humane duke pyetur veten se ku nisem dhe për ku shkoj sot. Në rastet kur ndalon së rrahuri zemra e njeriut, Zoti çdoherë e merr drejtimin në duart e tija, është një rrugë të cilën rrallë herë e mendojnë, por së cilës shpesh herë duhet t’i referohemi, sa herë ndihemi të humbur, si robër të dëshirave. Shpreh ngushëllimin e thellë për familjet, të cilët përveç shtëpive, në këtë tragjedi humbën edhe të afërmit e tyre, ndjejmë dhimbjen e familjes Zilbehari e cila dje humbi 5 anëtarë dhe u shua një nënë bashkë me 4 fëmijët e saj”, tha Arifi.

Varrimi i trupave të pajetë u bë sot pas namazit të drekës.

U varrosen pesë personat që ndërruan jetë dje në Tetovë si pasojë e zjarrit (VIDEO)

Nga Komuna gjithashtu, dje njoftuan se janë kujdesur për t’i strehuar familjet viktimë si dhe shprehin ngushëllime për humjen e të afërme të tyre.

“Komuna e Tetovës gjithashtu është kujdesur për të strehuar familjet, të cilat përveç familjarëve humbën edhe shtëpitë e tyre gjatë zjarrit. Komuna e Tetovës shpreh ngushëllim dhe keqardhje të thellë deri tek familjarët për humbjen e madhe, dhe ashtu si çdoherë deri më tani do të ndihmojë me të gjitha kapacitetet e nevojshme materiale dhe njerëzore banorët e goditur nga kjo tragjedi”, u tha në kumtesë për media.

Rasti tragjik ka ndodhur dje në orët e hershme të mëngjesit, në lagjen Kolltuk të Tetovës gjegjësisht në rrugën Goce Delçev nr.185, ka shpërthyer zjarr i cili ka kapluar 3 shtëpi. Njësia Territoriale kundër zjarrit menjëherë pas paraqitjes së rastit ka intervenuar në vendngjarje me 13 zjarrfikës shpëtimtarë dhe 4 automjete, me ç’rast është parandaluar përhapja e e zjarrit edhe në shtëpitë tjera përreth.

Si pasojë e zjarrit në njërën prej shtëpive kanë humbur jetën nëna dhe 4 fëmijët e saj, dhe është shkaktuar dëm i konsiderueshëm material.

Nëna me 4 fëmijë humb jetën në një zjarr në Tetovë (FOTO+VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button