Nëna me 4 fëmijë humb jetën në një zjarr në Tetovë (FOTO+VIDEO)

Nëna me katër fëmijët e saj, nuk ka arritur t’u mbijetojë flakëve të zjarrit që në mëngjesin e sotëm e kaploi një shtëpi në Tetovë, njofton Portalb.mk. Nga policia konfirmuan ngjarjen tragjike, ku sipas tyre, zjarri është ndezur herët në mëngjes, ndërkaq kanë arritur të shpëtojnë vetëm vjehrra dhe vjehrri.

“Sot rreth orës 5 të mëngjesit në Sektorin për Punë të Brendshme (SPB) të Tetovës, është paraqitur zjarr i cili është ndezur në shtëpinë e 78 vjeçarit nga Tetova S.Z. e locuar në rrugën Goce Dellçev në Tetovë. Flakët kanë kapluar kulmin dhe katin e lartë të shtëpisë, në të cilën janë gjendur, gjegjësisht kanë fjetur, nusja 39 vjeçare F.Z. bashkë me 4 fëmijët e saj të moshës 6, 9, 12 dhe 14 vjeç. Tre djem dhe një vajzë. Derisa bashkëshorti i saj dhe babai në atë kohë kanë qenë në punë, nëna me katër fëmijët nuk kanë arritur që të dalin nga shtëpia, gjegjësisht kanë humbur jetën, ndërkaq pronari i shtëpisë dhe bashkëshortja 66 vjeçare, të cilët kanë qenë në katin e parë kanë arritur që ta lëshojnë shtëpinë pa lëndime”, thotë Marjan Josifovski për Portalb.mk.

Pas intervenimit të zjarrfikësve, zjarri plotësisht është lokalizuar, ndërkaq prokurori publik dhe ekipi i policisë vazhdojnë të kryejnë ekspertizë. Policia thotë se po punohet në konstatimin e arsyeve se pse ka ardhur deri te zjarri.

Familja Zulbehari e cila ka mbetur pa kulm mbi kokë kërkon zgjidhje. Kërkesën do ta dërgojnë edhe në Komunën e Tetovës.

Fqinjët tregojnë se familjes që sot i ka ndodhur tragjedia ka pasur edhe një humbje përpara 5 vjetëve. Sipas rrëfimeve të tyre, në autostradën Tetovë – Shkup, ka humbur jetën një fëmijë i tyre, i cili në atë kohë i ka pasur 5 vjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP