Zjarri në Tetovë: Qeveria e Maqedonisë ndau 5.000 euro ndihmë financiare për familjen

Në seancën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, sot është vendosur që familjes Zilbehari nga Tetova, e cila humbi 5 anëtarë të saj gjatë djegies së shtëpisë së tyre, t’i ndajë ndihmë financiare prej 5.ooo eurove, njofton Portalb.mk.

“Të nxitur nga ngjarja tragjike në Tetovë, ku familja Zilbehari, gjatë djegies së shtëpisë i humbi nën dhe katër fëmijët, që thellë e tronditi e tërë opinionin në Maqedoni, Qeveria ka vendosur që familjes t’i ndajë ndihmë financiare prej 300.000 denarë (5.000 euro). Përveç ndihmës, në seancë është dakordësuar që një delegacion qeveritar ta vizitojë familjen dhe t’i shprehë keqardhje të thellë për këtë tragjedi”, thonë nga Qeveria.

Rasti tragjik ka ndodhur dje në orët e hershme të mëngjesit, në lagjen Kolltuk të Tetovës gjegjësisht në rrugën Goce Delçev nr.185, ka shpërthyer zjarr i cili ka kapluar 3 shtëpi.  Nga ky rast pësuan pesë persona të cilët ndërruan jetë, një nënë me katër fëmijët e saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button