Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev i dërgoi letër ngushëllimi familjes nga Tetova ku vdiqën 5 persona

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev sot dërgoi letër ngushëllimi te familja Zilbehari në Tetovë ku nga zjarri humbën jetën pesë persona të një familje, transmeton Portalb.mk.

“Jemi tronditur fortë nga tragjedia që i ka ndodhur familjes suaj, nuk mund të gjenden fjalët e vërteta për të përshkruar këtë trumë të thellë. Më lejoni që në emrin tim dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë si dhe në emër të qytetarëve të vendit tonë ta shprehim ngushëllimin tonë për momentet e vështira për ju.  Humbja tragjike nuk mund të kompensohet, por në momente të tilla në bashkësinë që jetoni dhe në të gjithë shoqërinë në Republikën e Maqedonisë do të vijë në shprehje solidariteti dhe përkrahja që mund të jenë ndihmë për familjen tuaj”, thuhet në letrën e kryeministrit Zaev.

http://portalb.mk/498884-zjarri-ne-tetove-3-dite-zie-dhe-2-milione-denare-per-familjen-zilbehari-video/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button