Paraburgimet për 27-prillin, VMRO-DPMNE-ja zgjeron bojkotin e saj

Deputetët e VMRO-DPMNE-së ka dy javë që kanë filluar të bojkotojnë punën e Kuvendit të Maqedonisë, duke mos marrë pjesë në debatet plenare dhe në diskutimet e Komisioneve Kuvendore. Partia opozitare maqedonase, bojkotin e saj e ka shtirë edhe në këshilla komunal, njofton Portalb.mk.

Pas Këshillit Komunal në Gjorçe Petrov, Kumanovë dhe Manastir, sot anëtarët e Këshillit Komunal të VMRO-DPMNE-së kanë nisur të bojkotojnë edhe mbledhjet në Qytetin e Shkupit.

Sikurse bojkoti në Kuvend, edhe ai komunal ka të njëjtën arsye, paraburgimet e pjesëtarëve të kësaj partie nga Gjykata Penale. VMRO-DPMNE-ja vazhdon të kërkojë lirimin e të paraburgosurve nga Gjykata Penale.

“Ata janë viktima dhe nuk janë fajtor për asgjë. Kërkojmë të gjithë të paraburgosurit që menjëherë të lirohen. Gjatë kësaj periudhe po përshkruhet fotografia më zezë e historisë së popullit dhe shtetit të Maqedonisë. Kjo është periudha në të cilën kryhet terror ndaj qytetarëve dhe institucioneve, nxitje e frikës, kërcënime, trysni, largim nga puna dhe cenim i të drejtave themelore të njeriut”, thuhet në kumtesën e dërguar nga këshilltarët e VMRO-DPMNE-së.

Ata vlerësojnë “se paraburgimet dhe hetimet në ligje me rastin e 27 prillit të Kuvendit të Maqedonisë “janë rast i montuar dhe monstruoz i ndikuar politikisht”.

Krahas Kuvendit dhe Këshillave Komunal, shenjë revolte VMRO-DPMNE-ja ka shprehur edhe nëpërmjet protesave, madje ato janë paralajmëruar edhe për sot para Burgut të Shuto Orizare.

Përndryshe, tërë kjo revoltë e VMRO-DPMNE-së vjen pasi që Gjykata Penale, për gjashtë deputetët e VMRO-DPMNE-së të akuzuar për terrorin e 27-prillit ka caktuar tre paraburgime 30-ditore dhe tre arreste shtëpiake.

Paraburgim është caktuar për deputetin Kërste Mukoskin, Luben Arnaudov dhe Sasha Vasilevski. Kurse arrest shtëpiak është parashtruar për Johan Tarçullovskin, Zhaklina Peshevskan dhe Ljupço Dimovskin. Nesër bëhen 15 ditë që kur Gjykata Penale solli vendimin. Gjashtë depuetët e VMRO-DPMNE-së janë pjesë e 36 personave të cilët cilët akuzohen nën veprën penale “rrezikim territorial të sistemit kushtetues dhe të sigurisë” lidhur me ngjarjet e 27 prillit të këtij viti në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button