Këshilltarët e VMRO-së në Gjorçe Petrov: Vendosëm të kryejmë akt terrorist (VIDEO)

Këshilltarët e VMRO-DPMNE-së në Komunën e Gjorçe Petrovit kanë vendosur që të bojkotojnë sot mbledhjen e këshillit komunal, me siç thonë ata, duke kryer akt terrorist me këndimin e himinit shtetëror të Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Siç u shpreh anëtarja e Këshillit Komunal nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Maria Andonovska, kjo bëhet në shenjë solidarizimi me të arrestuarit siç thotë ajo, në mënyrë të padrejtë.

“Si pjesëtarë të Këshillit Komunal të Gjorçe Petrov kam vendosur që të bëjmë bojkot në shenjë solidariteti me të gjithë ata që janë mbrojtës së Kushtetutës dhe të cilët për momentin janë të arrestuar në mënyrë të padrejtë. Ka njerëz të tjerë që e kanë shkelë Kushtetutën e Maqedonisë kurse për momentin udhëheqin me institucionet e Maqedonisë. Ne sot kemi vendosur që të kryejmë një akt terrorist duke kënduar himnin shtetëror të Maqedonisë”, tha Andonovska.

Ndërkaq, pjesëtari tjetër i Këshillit Komunal poashtu nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Daniel Apostollski tha se “me bojkotim do të vazhdojnë deri sa të bie kjo juntë policore”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button