VMRO-DPMNE do ta bojkotojë punën e Kuvendit

VMRO-DPMNE-ja opozitare nuk do të marrë pjesë në punën e Kuvendit dhe të komisioneve kuvendore për shkak të paraburgimit të deputetëve, Kërsto Mukoski, Lube Arnaudov dhe Sasho Vasilevski, të cilët janë në burgun hetues Burgu i Shutkës, por edhe për deputetët Johan Tarçullovski, Zhaklina Peshevska dhe Lupço Dimovski, të cilët janë në paraburgim shtëpiak, njofton Portalb.mk.

“Për momentin LSDM është shumicë parlamentare dhe ata kanë obligim që t’i sigurojnë të gjitha kushtet që në mënyrë të pandalshme të funksionojë Kuvendi. Vlerësoj se në këtë moment kur 12% e grupit tonë parlamentare, gjegjësisht 6 deputetë janë në paraburgim, nuk ka kushte për ne që në mënyrë përkatëse të participojmë në punën e Parlamentit”, deklaroi në konferencë për shtyp deputeti i VMRO-DPMNE-së, Goran Manojlloski duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, nëse do të marrin pjesë në diskutimin e sotëm për gjuhët.

Manojllovski tha se sipas të dhënave jo zyrtare, deputeti Mukoski tanimë një javë është në grevë urime në burgun “Shutka” dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai shtoi se për shkeljen e të drejtave të njeriut ndaj personave që janë paraburgosur për ndodhitë e 27 prillit e kanë njoftuar faktorin ndërkombëtar.

Gjashtë deputetët, janë pjesë e 36 personave të cilët Prokuroria i ndjek për “kërcënim të rendit dhe sigurisë kushtetuese”, në lidhje me dhunën në Kuvend më 27 prill.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button