Parlamenti i Maqedonisë e filloi dhe e ndërpreu debatin për emërimin e Prokurorit të ri Publik

20.25– Kuvendi i Republikës së Shqipërisë sonte debatoi për propozimin për emërimin e Prokururit Publik të Republikës së Maqedonisë. Pas elaborimit të zëvendësministrit të Drejtësisë për propozimin Lubomir Joveski të jetë prokurori i ri publik dhe pas paraqitjes së deputetit të VMRO-DPMNE-së Ilija Dimevski  seanca u ndërpre dhe vazhdimi i saj do të njoftohet në mënyrë plotësuese.

Zëvendësministri i Drejtësisë Oliver Ristovski theksoi se biografia profesionale e Joveskit është garanci për ekzekutimin me sukses të funksionit të prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë, para së cilës, siç tha, në periudhën e ardhshme na presin sfida të mëdha.

Për emërimin e prokurorit publik, Kuvendi i RM-së vendos me shumicë të thjeshtë prej 61 votash. Prokurori publik ka mandat prej gjashtë viteve me të drejtë të emërimit të sërishëm.

Ilija Dimovski i VMRO-DPMNE-së tha se mënyra e zgjedhjes së prokurorit publik është “difekt në sistem” dhe se fillimisht nevojiten reforma në funksionimin e këtij institucioni e më pas të vendoset për zgjidhje kadrovike.

Qeveria më 7 nëntor i propozoi Kuvendit për prokuror publik të Republikës së Maqedonisë të emërohet Lubomir Joveski, anëtar i Këshillit të prokurorëve publikë. Në konkursin që e shpalli Qeveria më 14 shtator për prokuror publik shtetëror janë paraqitur 23 kandidatë.

Gjashtëdhjetë e tre vjeçari Joveski në punën e tij të deritanishme ka vepruar në fushën penale. Më shumë se 15 vjet ka punuar si gjykatës për veprat penale, ndërsa në një mandat ka udhëhequr me Gjykatën themelore Shkupi 2, ndërsa ka edhe përvojë pune mbi 12 vjet si prokuror publik dhe shtatë vjet në sferën e kryerjes së sanksioneve penale.Në vitin 1979 bëhet praktikant në Sekretariatin republikan për gjyqësi në Republikën Socialiste të Maqedonisë. Nga viti 1987 ka qenë gjykatës në Gjykatën komunale Shkupi 2, në vitin 2003 është zgjedhur për zëvendësprokuror publik, ndërsa nga viti 2015 është anëtar i Këshillit të prokurorëve publikë të RM-së.

Deri më tani këtë funksion e ka kryer Liljana Spasevska, pasi Marko Zvërlevski u shkarkua më 17 gusht të këtij viti.

16.00 -Në një seancë të caktuar që në orët e paraditës, Kuvendi nuk ka arritur akoma të diskutojë për zgjedhjen e Prokurorit të ri Publik dhe ligje të tjera të propozuara nga Qeveria. Pozita dhe opozita janë përplasur për propozim-ligjet me procedurë të përshpejtuar. Me dinamikën aktuale, zgjedhja e Prokurorit Publik mund të zgjasë disa ditë.


 

10.00 – Kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi, sot ka caktuar seancë në të cilën do të emërohet Prokurori i ri Publik i Republikës së Maqedonisë.  Qeveria i propozon Parlamentit për Prokuror Publik të Republikës së Maqedonisë të emërohet Ljubomir Joveski, anëtar i Këshillit për Prokuror Publik, njofton Portalb.mk.
Joveski është i propozuar për prokuror publik, i cili në bazë të procedurës të paraparë, mendim pozitiv për të kanë dhënë edhe nga Këshilli për Prokuror Publik . Këshilli zgjodhi atë nga 23 aplikimet e kandidatëve për trashëgimtar të Marko Zvërlevskit i cili u shkarkua në gusht.

Për emërim të Prokurorit Publik, Parlamenti vendos me shumicë të thjeshtë prej 61 votave. Prokurori Publik ka mandat prej gjashtë viteve, me të drejtë rizgjedhje. Në shpalljen për prokuror të ri publik janë paraqitur 23 kandidatë, ndërsa Këshilli për Prokuror Publik ka dhënë mendim pozitiv vetëm për dy nga të paraqiturit, njofton Portalb.mk. Deri në emërimin e prokurorit të ri publik, detyrën e ushtron Liljana Spasevska.

Kush është Joveski

Gjashtë e tre vjeçari Ljubomir Joveski është prezent që nga viti 1979 në sferën e gjyqësorit.  Karrierën e filloi kur u emërua administrator në Sekretariatin e juridikut të atëhershmes Republika Socialiste e Maqedonisë. Ka qenë gjykatës në Gjykatën komunale, Gjykatën Themelore Shkupi 2, ndërsa në vitin 2003 është zgjedhur zëvendës i prokurorit publik.

Ai është një person që nuk është përmendur shumë në publik edhe pse ka pasur një funksion të lartë. Momentalisht është duke e mbaruar mandatin dyvjeçar në Këshillin e Prokurorëve publik, njofton Portalb.mk.

Ajo që mund të vërehet është që gjendja e tij pronësore është e ‘modeste’ për person me karrierë të këtillë. Joveski posedon apartament dhe një makinë Reno Megan, dhe gjithashtu një Jugo të vitit 1998. Edhe kursimet e tij nuk janë impozante, kurse në kartelë kreditore ai ka borxh 150 mijë denarë.

Prona PP
Prona PP

Në rend dite edhe disa seanca tjera

Në kuadër të seancës së 22-të sot, në rendin ditor është edhe ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për Këshillin Gjyqësor dhe ligjin e shumë kërkuar që i jep dritë jeshile zgjidhjes së rastit “Monstra”, Ligji për mbrojtje të dëshmitarëve, heqja e Ligjit për verifikim të fakteve dhe inicimin e procedurës për verifikim të përgjegjësisë për gjykatësin, si dhe ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve për siguri pensionale dhe invalidore, për siguri shëndetësore, për kontributet e sigurimit të detyrueshëm social dhe për akcizat, të gjitha në procedurë të shkurtë, njofton Portalb.mk.

Të hënën, më 27 nëntor duhet të fillojë seanca e Komisionit për Financim dhe Buxhet ku në rend dite është Propozim – Buxheti për vitin 2018, ndërsa e njëjta në seancë plenare do të mund të diskutohet më 11 ose 12 dhjetor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button