Këshilli i Prokurorëve emëroi zëvendësin e përkohshëm të Zvërlevskit

Këshilli i Prokurorëve Publik në seancën e sotme ka vendosur të emërojë ushtruesin e detyrës së ish-prokurorit publik Marko Zvërlevski, njofton Portalb.mk.

Siç bëhet e ditur nga brifingi i sotëm, në këtë post është emëruar prokurorja Liljana Spasovska. Ajo do ta kryejë detyrën deri në emërimin e prokurorit publik të RM-së.

Kush është Liljana Spasovska, zëvendësja e Zvërlevskit?

Обвинителката Лилјана Спасовска ќе го менува Зврлевски до изборитеProkurorja e re publike e Republikës së Maqedonisë, Liljana Spasovska është e lindur në Shkup më vitin 1954. Mësimin fillor dhe atë të mesëm e kreu në Shkup ku edhe diplomoi në Fakultetin Juridik “Justeniani i Parë” më 1977-n.

Pas tre muajve ajo është punësuar në Prokurorinë Publike Shkup kurse më vitin 1978 ajo u bë bashkëpunëtore profesionale në të njëjtin institucion.

Funksionin e zëvendës-prokurorit publik të Shkupit e ka ushtruar më vitin 1984 të cilin e përfundoi më 2003-n pasi që u zgjedh zëvendëse e prokurorit themelor publik (PTHP) në Shkup.

Si prokurore publike në PTHP Shkup është zgjedhur më vitin 2009. Gjatë karrierës së saj ka marrë pjesë në shumë konferenca dhe këshillime profesionale në Republikën e Maqedonisë. Për një kohë të gjatë ajo është edhe pjesë e Bordit Drejtues në Akademinë për Gjykatës dhe Prokuror Publik. Është nënë e dy vajzave dhe ka dy nipër.

Ndryshe, Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e 22 gushtit i propozoi Kuvendit ta fillojë procedurën për zgjedhjen e prokurorit publik të ri shtetëror.

Në pajtim me nenin 41 nga Ligji për Prokurorinë Publike, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë me propozim të Qeverisë, e shpall emërimin e prokurorit publik të RM-së në “Gazetë zyrtare e Republikës së Maqedonisë” dhe të paktën në dy gazeta, prej të cilëve një prej gazetave që publikohet në gjuhën që e flasin të paktën 20 për qind nga qytetarët, të cilët e flasin gjuhë zyrtare të ndryshme nga gjuha maqedonase.

Afati për paraqitje të kandidatëve është 15 ditë nga publikimi i shpalljes në “Gazetën Zyrtare”.

Këshilli i Prokurorëve Publik, megjithatë, ka afat prej 15-të ditëve nga dita e pranimit të dokumenteve të jep mendim pozitiv ose negativ për të gjithë kandidatët e paraqitur.

Mandati është prokuror publik shtetëror është gjashtë vite me të drejtë të emërimit të serishëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button