Ministria e Shëndetësisë jep rekomandime për mbrojtje nga ajri i ndotur

Zjarri që u shkaktua dje në deponinë e Tetovës solli reagime të shumta për arsye se me ndotjen e ajrit rrezikohet jeta e qytetarëve të qytetit. Për këtë shkak Ministria e Shëndetësisë ka dhënë disa rekomandime se si të përkujdesen qytetarët, njofton Portalb.mk.

Rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë janë këto:

1. Qytetarët të qëndrojnë më së shumti në hapësira të mbyllura dhe pa nevojë mos të dalin nga shtëpitë e tyre (në veçanti fëmijët dhe personat me sëmundje të organeve të frymëmarrjes dhe zemrës).
2. Personat me sëmundje të organeve të frymëmarrjes (astmë dhe sëmundje pulmonare opstruktive kronike), t’i mbajnë e inhalatorët e përshkruar pranë. Në rast të përkeqësimit të gjendjes së tyre shëndetësore të lajmërohen te mjeku i tyre.
3. Të zvogëlohet aktiviteti i tepërt fizik dhe ushtrimet në hapësirat e ndotura si dhe në ambiente të jashtme.
4. Të përdoret më së shumti transporti urban , të shmanget përdorimi i veturave, dhe shmangen rrugët me ngarkesë në komunikacion si dhe të përdoren rrugë alternative.
5. Të jenë të informuar dhe përditësuar për nivelin e ndotjes së ajrit si dhe me rekomandimet e mjekëve.

LEXO: Djegia e deponisë së Tetovës: Lirohen mijëra substanca kimike që konsiderohen kancerogjene

LEXO:“Eco Guerilla” rikthen protestat kundër ajrit të ndotur në Tetovë (FOTO)
LEXO: “Eco Guerilla”: Gjeneza e deponisë së Tetovës është fshehja e së vërtetës
LEXO: Djegia e deponisë së Tetovës: Lirohen mijëra substanca kimike që konsiderohen kancerogjene
LEXO: Kodi Penal parasheh burg për fajtorët e djegies së deponisë në Tetovë, ja çfarë thonë nga Prokuroria
LEXO: Me kontejnerë të rrëzuar para komune, tetovarët kërkuan dorëheqjen e Arifit
LEXO: Rashkovski: Dikush ka interes nga shkaktimi i zjarrit në deponinë e Tetovës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button