Rizgjedhjen e gjykatësve do ta bëjë Këshilli Gjyqësor

“Qeveria nuk do të ndërhyjë dhe nuk do të bëjë rizgjedhje të gjykatësve, por kjo kompetencë do t’i rikthehet fuqishëm Këshillit Gjyqësor. Ata do të bëjnë vlerësimin se cilët gjykatës se cilët gjykatës duhet apo nuk duhet të jenë pjesë e sistemit gjyqësor”, kështu sqaroi zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në një konferencë për shtyp bashkë me ministrin e Drejtësisë, Bilen Sali, në lidhje me deklaratën e djeshme ku tha se “absolutisht është i gabuar interpretimi se Qeveria ose shumica e re parlamentare do të bëjë rizgjedhje të gjykatësve”, raporton Portalb.mk.

Osmani përpara takimit të punës mes Sekretariatit për Çështje Evropiane dhe Ministrisë së Drejtësisë, dedikuar zbatimit të reformave të Planit “3-6-9” lidhur me gjyqësorin, ku të ftuar kanë qenë edhe kryetari i Këshillit të Prokurorëve, Petar Anevski dhe kryetari i Këshillit Gjyqësor, Zoran Karaxhovski, tha se rizgjedhja nuk do të bëhet në partitë politike, por as nuk do të bëhet sikur që është “Vetingu” në Shqipëri, pasi që secili sistem i adaptohet nevojave shtetit.

“Nevojën për reforma thelbësore dhe të thella në gjyqësor ne e kemi konstatuar me konsensus edhe nga Qeveria e re edhe nga shumica e re parlamentare edhe nga Komisioni Evropian edhe nga trupat e Këshillit të Evropës, mirëpo interpretimet në publik se rizgjedhje të gjykatësve do të bëhet në Qeveri ose do të bëhet në seli të partive politike, ai është interpretim i gabuar”, tha Osmani.

Ministri Sali, tha se Ministria e Drejtësisë vetëm se formuar trupin reformues për ndjekjen e reformave në gjyqësor, ndërkaq gjithashtu dhe ka formuar edhe grupe punuese të cilat do të punojnë në përpilim dhe hartimin disa ideve ligjore.

“Ministria e Drejtësisë në kuadër të planit “3-6-9” në nënkapitullin drejtësia apo gjyqësori, më lejoni që të ju informojë se Ministria e Drejtësisë vetëm se e ka formuar  Këshillin për ndjekjen e reformave në gjyqësor. Gjithashtu ka formuar edhe grupe punuese të cilët do të bëjnë përgatitjen dhe plotësimin e strategjisë në gjyqësor që Qeveria e Maqedonisë duhet ta miratojë deri në tetor të këtij viti. Gjithashtu ky grup do të formojë edhe nëngrupe të tjera të cilët do të punojnë në përpilimin dhe hartimin e disa ideve ligjore siç është shfuqizimi i ligjit për vërtetimin e fakteve dhe vërtetimit të masave disiplinore. Me këtë do të bëjmë kthimin e të gjitha masave disiplinorë, prapë, në kompetencat e Këshillit Gjyqësor. Me këtë mendoj se do të arrihet efekti i shumëpritur dhe i dëshiruar që të kemi një gjyqësor të pavarur”, tha Sali.

Ndryshe, në planin “3-6-9”, Qeveria e Maqedonisë në fushën e gjyqësorit parasheh të bëjë reforma në 13 pika.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button