LSDM: Mori fund koha kur VMRO-DPMNE bënte presione në gjyqësi

VMRO-DPMNE për 11 vjet e partizoi gjyqësinë, ndërsa përmes instalimeve “Svarovski” prej defterit të Gordana Jankulloskës, e keqpërdori sistemin gjyqësor për të bërë përndjekjen dhe të qërojë hesape me oponentët e Nikolla Gruevskit dhe bashkëpunëtorëve të tij, thekson LSDM në reagimin me shkrim në deklaratën e sotme të Bojan Stojanoski të VMRO-DPMNE.

“Sot kur udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së është duke u ballafaquar me përgjegjësinë për të gjithë atë që ua ka bërë qytetarëve dhe shtetit, VMRO-DPMNE në druajtje dhe dëshpërim vazhdon përmes pres konferencave për shtyp para institucioneve gjyqësore të bëjë presion dhe të kanoset ndaj gjykatësve dhe prokurorëve. Përfundoi koha kur VMRO-DPMNE kreu presion ndaj gjykatësve dhe porosiste lëndë gjyqësore dhe aktgjykime. Reformat në gjyqësi të cilat do të zbatohen në pajtim me praktikat më të mira evropiane, sjellin gjyqësi profesionale dhe të pavarur dhe e kthejnë prestigjin e gjyqësisë që VMRO-DPMNE e prishi. Maqedonia do të jetë shtet juridik, ndërsa secili që ka bërë çfarëdo vepre kriminale do të mbajë përgjegjësi, pa dallim të përkatësisë së tij etnike, religjioze, partiake dhe çfarëdo përkatësie tjetër”, qëndron në reagimin e LSDM-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button