Maqedonia “vlon”, Ivanov shëtitet

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, sot dhe nesër po qëndron për vizitë pune në Baku, Republika e Azerbejxhanit. Ai do të merr pjesë në forumin e pestë global në Baku i cili titullohet “E ardhmja e marrëdhënieve ndërkombëtare: forcë dhe ineres”, së bashku me kryetarin e Shqipërisë, Malit të Zi dhe Letonisë, që do të mbahet të enjten dhe të premten, me 16 dhe 17 mars, të organizuar nga  Qendra ndërkombëtare Nizami Gançavi njofton Portalb.mk.

Siç kumtoi kabineti i presidentit, ai do të mbajë fjalim në sesionin presidencial të forumit me temë “Ardhmëria e marrëdhënieve ndërkombëtare: fuqi dhe interesa”.

Gjatë vizitës së punës, është paraparë që presidenti Ivanov të realizojë takim bilateral me presidentin e Azerbejxhanit, Ilham Alijev, si dhe shumë takime bilaterale me pjesëmarrësit në forum.

Në forumin global do të marrin pjesë mbi 100 ish-presidentë dhe aktualë, kryeministra dhe ministra, diplomatë, numër i madh i personaliteteve të njohura nga jeta shoqërore dhe politike, profesorë universitarë, si dhe përfaqësues të Programit për liderë të rinj të Forumit global.

Midis temave tjera të diskutimit në forumin e sivjetëm janë: ardhmëria e Evropës, roli i Kinës në marrëdhënie ndërkombëtare, marrëdhëniet midis Rusisë dhe Perëndimit, sfidat në përballjen me terrorizmin modern, nëse ekstremizmi dhe populizmi janë kërcënimi më i madh për siguri, ardhmëria e marrëdhënieve transatlantike, Aleanca midis Perëndimit dhe shteteve myslimane, theksohet në kumtesë.

Udhëtimi i Ivanovit për në Azerbejxhan ndodh kur vendi është në krizë politike dhe institucionale, prej kur ai refuzoi që t’ia jep mandatin liderit të LSDM-së Zoran Zaevit,  i cili i dhuroi 67 nënshkrime të deputetëve si dëshmi për shumicë parlamentare. Ivanov me 1 mars deklaroi se nuk ka për qëllim që t’ia jep mandatin personit apo partisë e cila në programin e vet ka platformë për prishjen e unitaritetit të shtetit. Pas thirrjeve nga përfaqësuesit vendorë dhe të huaj që ta ndryshojë vendimin dhe me atë të zgjidhet kriza institucionale dhe politike, nga Kabineti i kryetarit thanë shkurt pa asnjë argumentim se nuk janë hequr të gjitha pengesat për ndarjen e mandatit.

Përndryshe, Ivanov është me një linjë me bashkëpartiakun e tij, Nikolla Gruevski i cili për gjërat e njëjta ka diskutuar me Ahmetin dhe pas mossuksesit që të arrijë marrëveshje, porositi se uniteti i shtetit ka rënë dhe se, siç tha, populli duhet të mbrohet.

Tensionet politike përcillen edhe nëpër rrugë ku simpatizantë të VMRO-së protestojnë, kundër Platformës Shqiptare. /Portalb

LEXO: Presidenti i Azerbajxhanit për këshilltar të parë emëron bashkëshorten e tij

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button