Presidenti i Azerbajxhanit për këshilltar të parë emëron bashkëshorten e tij

Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev emëroi bashkëshorten e tij Mihriban Alijev në postin e këshilltares së parë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin me shkrim të Presidencës së Azerbajxhanit thuhet se presidenti Aliyev në pajtim me autorizimet kushtetuese në postin e këshilltares së parë ka emëruar bashkëshorten Mihriban.

Posti i këshilltarit të parë dhe këshilltarit të presidentit të Azerbajxhanit është vendosur me reformat kushtetuese të cilat në muajin shtator të vitit të kaluar me 86.6 përqind të votave e mbështetën edhe qytetarët e këtij vendi në referendum. Në pajtim me dispozitat, presidenti i shtetit vet emëron dhe shkarkon zyrtarët në këto funksione.

Këshilltarja e parë e presidentit ka imunitet të plotë dhe merr të gjitha autorizimet dhe detyrimet e shefit të shtetit në mungesë të presidentit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button