PSP edhe këtë javë do të vazhdojë t’i merr në pyetje të dyshuarit dhe dëshmitarët

Edhe këtë javë do të vazhdojnë aktivitetet e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), në lidhje me dëgjimin e personave të cilët kanë lidhje me procedurat parahetimore dhe hetimore të kësaj prokurorie, njofton Portalb.

Për shkak të fshehtësisë së procedurave, nga PSP, nuk zbulojnë se cilat persona do të ftohen në për të dhënë dëshmi. Javën e kaluar në PSP ishin: lideri i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ish ministri i Kulturës, Arifhikmet Xhemaili, anëtarja e Komisionit Shtetëror Zgjedhor nga radhët e VMRO – DPMNE-së, Silvana Boneva dhe kryetari i Partisë për Emancipim të Plotë të Romëve, Samka Ibraimovski, i cili ky i fundit deklaroi se është ftuar që të dëshmojë në lidhje me parregullsitë zgjedhore në zgjedhjet lokale në Shuto Orizare, ndërkaq të tjerët nuk zbuluan se për çfarë kanë dëshmuar.

PSP paralajmëron se do të arrestojë nëse të ftuarit dy herë i injorojnë ftesat

Nuk ka mundësi për ikje ose për mosparaqitje të të ftuarve në Prokurorinë Speciale (PSP), sqarojnë nga kjo prokurori pas informatave se disa dëshmitarë në procedurë parahetimore kanë deklaruar se janë në pushim ose udhëtim  zyrtar, ose thjeshtë i kanë injoruar ftesat, transmeton Portalb.

Fetai dhe Ristoska
Fetai dhe Ristoska

Nëse nuk i përgjigjen ftesës së PSP-së, dy herë, të tretën herë patjetër e kanë të shkojnë, përndryshe PSP, do të jep urdhër për paraqitje të detyrueshme, gjegjësisht duke i arrestuar, sqarojnë nga ekipi i Katica Janevës.

Prokuroria Speciale do të lëshojë urdhra për arrestim, edhe në qoftë se personat janë jashtë Maqedonisë.

“Tanimë më kemi bashkëpunim të shkëlqyer me organet gjyqësore të vendeve të BE-së, SHBA-së dhe me vendet e rajonit më të gjerë”, thonë nga PSP.

PSP: Duhet të na vazhdohet afati prej 18 muajve, është jo-real për hetime të plota dhe objektive

Prokuroria Speciale, pret nga institucionet relevante, gjegjësisht nga Parlamenti, që ta theksojnë nevojën e ndryshimit të ligjit për PSP dhe ta vazhdojnë afatin prej 18 muajve për mbarim të procedurave hetimore dhe ngritjen e akuzave kundër të dyshuarve,.

Sipas Tyre, afati prej 18 muajve nuk është i përshtatshëm me mundësitë reale për hetim të plotë dhe objektiv të të gjitha përmbajtjeve të përgjimeve të paligjshme.

Në pyetjen se, pas dëgjimit të shumë personave në këto dy javët, a mund të priten së shpejti edhe akuzat e para për rastet që i ka hapur PSP, nga atje thonë se fillimisht duhet të mbarojnë të gjitha veprimet hetuese dhe duhet të dëgjohen të gjithë të dyshuarit.

Nga shtatori Prokuroria Speciale zhvendoset në objekt të ri

Hapësirat e reja të Prokurorisë Speciale
Hapësirat e reja të Prokurorisë Speciale

Prokuroria Speciale në fillim të shtatorit punën e saj do ta vazhdojë në hapësirat e reja në rrugën “Frnaklin Ruzvelt”, ku po përfundon adaptimi dhe përgatitjet e objektit të ri.

“Janë në përfundim përgatitjet për objektin e ri dhe në rrjedha është procesi i zhvendosjes në hapësirat e reja. Presim tanimë të fillojmë në shtatorë dhe të vazhdojmë me punë atje”, thuhet në përgjigjen e PSP, në pyetjen se deri ku janë përgatitjet dhe a do të vazhdojë prokuroria me punë që nga shtatori në hapësirat e reja, ashtu siç edhe u paralajmërua.

 

 

 

PSP nuk komenton se kur do të ngritët aktakuza e parë

“Cirku mediatiko – politik”, është i përditshëm përpara PSP-së së Laura Kovesi

Stavreski nuk ka ikur jashtë vendit, por as nuk është paraqitur në PSP

Prokuroria Themelore nuk ia jep Prokurorisë Speciale lëndën e Zoran Bozhinovskit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button