Stavreski nuk ka ikur jashtë vendit, por as nuk është paraqitur në PSP

Ish ministri i Financave Zoran Stavreski nuk i është përgjigjur thirrjeve të Prokurorisë Speciale Publike, e cila e ka ftuar ish ministrin në bisedë informative në lidhje me përgjimet e publikuara nga opozita, transmeton Portalb.

Megjithatë, në një deklaratë për “Faktor” Stavreski ka demantuar informacionet se është jashtë shtetit.

“Nuk është e vërtetë se jam jashtë vendit. Jam në Shkup”, shkurt është përgjigjur Stavreski.

Në deklaratën e shkurtër ish ministri nuk ka sqaruar se pse nuk është paraqitur në PSP./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button