Ish ministri i Kulturës, Arifhikmet Xhemaili, do të dëshmojë në PSP

Ish ministri i Kulturës, nga radhët e PDSH-së, Arifhikmet Xhemaili, ka arritur sot në Prokurorinë Speciale Publike (PSP). Ai në pozitën e ministrit të Kuluturës ka qenë përpara ministres aktuale, Elizabeta Kançeska – Mileska, raporton Portalb.

Prokuroria Specale, ka deklaruar se nuk do të japin detaje se kush dhe për çfarë është ftuar, por duke e pasur parasysh, se në kohën e mandatit të Xhemailit, kanë qenë të nënshkruara dokumentet e para për projektin “Shkupi 2014”, mund të supozohet se ajo është tema e dëshmisë.

Këto ditë, në publik është spekuluar se në PSP, janë ftuar edhe ish kryetarja e Komunës Qendër, Violeta Alarova, në mandatin e së cilës, ka filluar realizimi i projektit “Shkupi 2014”, transmeton Portalb.

Më 26 korrik të këtij viti, në PSP, ka dhënë dëshmi edhe kryetari aktual i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski, i cili tha se i ka dorëzuar raportet e autditimit në lidhje me projektin “Shkupi 2014”.

Ai ka deklaruar se në PSP i ka dorëzuar dy raportet e auditimit, të punuara me kërkesë të Komunës, ndërkaq në lidhje me projektin, Zhernovski nuk deshi të ndajë më shumë detaje nga dhënia e dëshmisë në këtë prokurori sepse bëhet fjalë për procedurë para hetimore e cila është e fshehtë.

“Në PSP dorëzova dy raporte të auditimit, nga të cilët njëri është përgatitur nga gushti i vitit 2013. Këto materiale që atëherë kanë qenë të dorëzuara në Prokurorinë Publike, por ja tanimë tre vjet ata janë vendosur në sirtar dhe Prokuroria i ka injoruar. Përndryshe, në këto materiale është saktë e theksuar për çfarë procedura të paligjshme bëhet fjalë rreth projektit “Shkupi 2014”. Projekti fillimisht u paralajmërua që do të kushtojë 80 milionë euro, por ai tani është 8 herë më i lartë, gjegjësisht 640 milionë euro”, deklaroi Zhernovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button