PSP: Duhet të na vazhdohet afati prej 18 muajve, është jo-real për hetime të plota dhe objektive

Prokuroria Speciale Publike (PSP), pret nga institucionet relevante, gjegjësisht nga Parlamenti, që ta theksojnë nevojën e ndryshimit të ligjit për PSP dhe ta vazhdojnë afatin prej 18 muajve për mbarim të procedurave hetimore dhe ngritjen e akuzave kundër të dyshuarve, njofton Portalb.

Sipas Tyre, afati prej 18 muajve nuk është i përshtatshëm me mundësitë reale për hetim të plotë dhe objektiv të të gjitha përmbajtjeve të përgjimeve të paligjshme.

“Kjo prokurori publike, vazhdimisht thekson se ka mospërputhje të afatit me mundësitë për hetim të plotë dhe objektiv të të gjitha përmbajtjeve që dalin nga bisedat e përgjuara dhe në atë drejtim, presim që institucionet relevante ta theksojnë nevojën për ndryshim të rregullativës ligjore, në interes të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë”, thuhet në përgjigjen e PSP-së, në pyetjen se Prokuroria Speciale, a do të kërkojë (a do të dorëzojë iniciativë), deri në Kuvend për vazhdimin e afatit prej 18 muajve për mbarim të procedurave hetimore dhe ngritje të akuzave.

Në nenin 22 të ligjit qëndron se prokurori publik i cili udhëheqë me Prokurorinë Publike, mund të ngrit akuzë ose të urdhërojë ndalim të procedurës parahetimore në periudhën jo më të gjatë se 18 muaj, nga dita e marrjes së lënës dhe të materialeve nën kompetencat e tij.

Prokuroria Themelore Publike, në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar (kur filloi të harxhohet afati prej 18 muajve), PSP-së, i dorëzoi 36 lëndë, të cilat dalin dhe janë të lidhura me përgjimet e paligjshme.

Në pyetjen se, pas dëgjimit të shumë personave në këto dy javët, a mund të priten së shpejti edhe akuzat e para për rastet që i ka hapur PSP, nga atje thonë se fillimisht duhet të mbarojnë të gjitha veprimet hetuese dhe duhet të dëgjohen të gjithë të dyshuarit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button