PSP paralajmëron se do të arrestojë nëse të ftuarit dy herë i injorojnë ftesat

Nuk ka mundësi për ikje ose për mosparaqitje të të ftuarve në Prokurorinë Speciale (PSP), sqarojnë nga kjo prokurori pas informatave se disa dëshmitarë në procedurë parahetimore kanë deklaruar se janë në pushim ose udhëtim  zyrtar, ose thjeshtë i kanë injoruar ftesat, transmeton Portalb.

Nëse nuk i përgjigjen ftesës së PSP-së, dy herë, të tretën herë patjetër e kanë të shkojnë, përndryshe PSP, do të jep urdhër për paraqitje të detyrueshme, gjegjësisht duke i arrestuar, sqarojnë nga ekipi i Katica Janevës.

Prokuroria Speciale do të lëshojë urdhra për arrestim, edhe në qoftë se personat janë jashtë Maqedonisë.

“Tanimë më kemi bashkëpunim të shkëlqyer me organet gjyqësore të vendeve të BE-së, SHBA-së dhe me vendet e rajonit më të gjerë”, thonë nga PSP.

“Neve na qëndrojnë në dispozicion, mekanizmat e njohura për bashkëpunim ndërkombëtar. Do t’i përdorim të gjitha mekanizmat, në qoftë është e nevojshme edhe do të nënshkruajmë urdhër-arreste dhe dorëzim të dëshmitarëve të ikur eventual ose të dyshuarve, nëpërmjet Interpolit”, thonë nga ekipi i Janevës, për SDK.

Në pyetjen se si PSP, do të kishte reaguar nëse disa arrestime do të shkaktonin protesta ose trazira në shtet, nga atje thonë se me të gjithë do të veprohet në mënyrë të njëjtë, ashtu si po veprohet në procedurë penale me qytetarët e tjerë të vendit.

“Nëse ekzistojnë rreziqe, hetuesit do ta njoftojnë MPB-në. Ajo do të jetë test për policinë dhe për institucionet e tjera se a do të veprojnë sipas ligjit”, thonë nga PSP.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button