“Njëqind vjet vetmi”, njeriu lufton për të mos arritur asgjë!

Historia e librit më të famshëm të nobelistit kolumbian, Gabriel Garcia Marquez, “Njëqind vjet vetmi”, fillon në mars të vitit 1952, gjatë një udhëtimi me nënën në Aracataca për në fshatin e tij të lindjes. Ndoshta pikërisht në ato ditë Macondo filloi të marrë jetë në mendjen e shkrimtarit. Hija e gjyshit, figura më e rëndësishme e jetës së Marquez-it, e ndihmoi të mbyllej me fantazmat e shtëpisë ku kishte jetuar në fëmijëri, për të krijuar botën e tij magjike.

“Njeriu lufton për të mos arritur asgjë; për t’u gjetur sërish në pikënisje, koha përsëritet; faktet gjithashtu vetmia e ndjek njeriun hap pas hapi; ”, janë vetëm disa nga mesazhet për të cilat Portalb, ua sugjeron ta lexoni romanin e mrekullueshëm të mbretit të realizmit magjik, Marquez, “Njëqind vjet vetmi”.

“Libri më i mirë në gjitha gjuhët në 50 vitet e fundit” komenton autori i njohur Salman Rushdie.

Në veprën në fjalë, përshkruhet ngritja dhe rënia e familjes Buendia dhe e fshatit Macondo, themeluar prej saj në zemrën e Kolumbisë. Gjashtë breza, jetët e të cilëve gërshetohen në një dimension alternativ, në një vend jashtë botës. Nga kryeplaku i familjes dhe themeluesi i Macondo-s, Jose Arcadio Buendia deri tek fëmija i fundit me të cilin mbyllet romani kalon një shekull, një shekull plot magji dhe misticizëm.Gabriel Garcia Marquez, “Njëqind vjet vetmi”Duke u martuar Jose Arcadio me kushërirën e tij Ursula, të gjashta brezat jetojnë të mbytur nga supersticioni dhe nga frika e fëmijëve me bisht derrkuci. Të pakta janë çastet e lumtura në jetën e Mocando-s, shpesh i trazuar nga lufta civile, lulëzimi ekonomik, shfrytëzimi, katastrofat natyrore dhe shkatërrimet nga dora e njeriut. Jeta që zhvillohet në faqet e romanit nuk është vetëm ajo e fshatit, por e gjithë Amerikës Latine.

Personazhet e romanit kanë të njëjtat emra dhe nëse keni vendosur ta lexoni, do bënte mirë që më parë të pajiseni me letër e stilolaps dhe t’i shënoni tërë emrat e familjes Buendia. Nuk është një libër i thjeshtë, kërkon vëmendje në lexim. Portalb ju siguron që Macondo, ky vend jashtë botës, mes reales dhe fantazisë, mes së vërtetës dhe legjendës, mes misterit dhe ezoterizmit, magjepsës do t’u fascinojë me atmosferën e tij magjike.

Nëse nobelisti i letërsisë Marquez, në shumë intervista ka thënë se është e vështirë që në romanet e tij të mos gjesh gjë që nuk ka lidhje me realitetin, atëherë nuk ka dyshim se edhe ju do ta ndjeni një pikë nga realiteti juaj brenda magjisë së kryeveprës botërore, “100 vjet vetmi”.

Lexo më shumë:

Libri i javës së parë: “Lufta dhe Paqja” mozaik romancë të mrekullueshme, filozofisë dhe mbijetesës

Libri i javës së dytë: “Dashuri”, prehja dhe rrëmuja e ndjenjave në një vend

Libri i javës së tretë: “Gatsby i Madh”, dëshmia që paraja nuk të bën të lumtur

Libri i javës së katërt: “Prilli i thyer”, vështrimi i jetës nga syri i vdekjes

Libri i javës së pestë: “Don Kishoti i Mançes”, lufta për të arritur të pamundurën

Libri i javës së gjashtë: “Fihi Ma Fih”, lëshojeni shpirtin ta gjejë prehjen

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button