“Gatsby i Madh”, dëshmia që paraja nuk të bën të lumtur

Gatsby i Madh (The Great Gatsby) është një novelë e shkruar në 1925 nga autori amerikan F. Scott Fitzgerald, që paraqet jetën e disa karaktereve që jetojnë në një qytet joreal.

Ngjarjet e novelës tregohen përmes narratorit të saj, Nik Karrauei, një student i sapodiplomuar në Jale, që është pjesë e botës që ai përshkon, por njëkohësisht dhe i ndarë prej saj. Ai bëhet pjesë e jetës së fqinjit të tij, dhe padashur përfshihet në fundin fatal që pret atë dhe ish të dashurën e tij, Daisy.

Portalb u sugjeron të njiheni me këtë novelë të mrekullushme që në vete e ngërdhen mesazhin e një proverbe të vjetër , “Paraja nuk është lumturi”.

Historia fokusohet kryesisht në jetën misterioze të djalit të ri milioner Jay Gatsby dhe pasionit të tij donkishotesk për bukuroshen Daisy Bukanan. Në pamje të parë, ai është një i pasur i ngeshëm që jeton jashtë New Yorkut, buzë ngushticës së Long Islandit, në një vilë madhështore ku jep pritje të jashtëzakonshme. Rreth këtij personazhi shkëlqimplotë dhe shumë të pasur qarkullojnë mjaft fjalë: askush nuk e di nga vjen dhe si e ka vënë pasurinë. Vihet re që është një njeri klasi, që njeh zakonet e shoqërisë së lartë.

Aktori Leonardo DiCaprio, skë nga filmi, "Getsby i Madh"
Aktori Leonardo DiCaprio, skenë nga filmi, “Getsby i Madh”

Rreth tij mbretëron një frymë madhështie aristokratike dhe personaliteti e tij u bën përshtypje të gjithëve që  e takojnë. I tillë është rasti i Nik Kerriuejit, fqinj i Gatsby t misterioz, të cilin Ficxheraldi e ka bërë tregimtarin e historisë.

Milioneri i sajuar dhe vetëshpikur Jay Gatsby mishëron paranë, ambicien, lakminë dhe premtimin për fillimin e ri. Gatsby besonte në dritën e gjelbër, në të ardhmen që hapet vit pas viti para syve tanë e na rrëshqet nga duart.

Vepra është një përshkrim i mrekullueshëm i periudhës kur, siç “The New York Times”, “Xhini ishte pija kombëtare dhe seksi ishte obsesioni i përgjithshëm”.

Narracioni, është konsideruar nga kritikët, dijetarët dhe lexuesit si një gjykim i të ashtuquajturës “Ëndrra Amerikane” që e nënkupton shprehjen e bindjes se pavarësisht se cilit grup social apo ekonomik i përket dikush, ai apo ajo ka mundësinë të arrijnë majat e pasurisë dhe lumturisë nëpërmjet talentit dhe iniciativës personale.

“Gatsby i madh” nuk ishte shumë popullor në fillimet e veta, ku shitjet ishin vetëm rreth 25,000 për 15 vjet. Por kur libri u ribotua në vitet 1945 dhe 1953, një audiencë e re lexuesish e kthyen atë në bestseller.

Libri ë kthyer dhe në verzionin e filmit, ku sot ekzistojnë pesë versione të ndryshme, që datojnë nga viti 1926, 1949, 1974, 2000, 2013. Versioni i fundit i filmit u nderua në vitin 2014 me dy Çmime Oskar.

Nëse s’keni vendosur se çfarë të lexoni, Portalb ua sugjeron që ta siguroni këtë libër të mrekullueshëm, një portret i Epokës Xhaz, me gjithë dekadencën dhe teprimet e saj, Gatsby, do të ju bëj për vete, ashtu siç i ka bërë qindra-mijëra lexues.

Lexo:

Libri i javës së parë, “Lufta dhe Paqja” mozaik romancë të mrekullueshme, filozofisë dhe mbijetesës

Libri i javës së dytë, “Dashuri”, prehja dhe rrëmuja e ndjenjave në një vend

Lajme të ngjashme

Back to top button