“Fihi Ma Fih”, lëshojeni shpirtin ta gjejë prehjen

“Fihi Ma Fih” (gjëja brenda gjësë, mbi atë që është brenda) është vepër e shkruar në prozë që përfshin shënimet nga ligjëratat e Mevlana Xhelaludin Rumi. Vepra reflekton jetën, bindjet e tij por edhe të kohës.

Rumi ka lindur më 13 shtator të vitit 1207 në rajonin e Balkh të Perandorisë Perse (në Taxhikistanin e sotëm, Iran), ndërsa vdiq më 17 dhjetor 1273. Rumi la pas tri vepra të mëdha, Divani i Shamsi Tabrizit, Mesnevi dhe Fihi Ma Fih. Në vendin e tij të lindjes emri i tij qëndron në një lartësi të tillë, që edhe sot e kësaj dite, tetë shekuj nga koha kur jetoi e krijoi, njerëzit nuk ia lejojnë vetes t’i drejtohen thjesht në emër, sepse u duket sikur ia errësojnë lavdinë.

Portalb ua sugjeron këtë libër që të njiheni me Rumin, idetë e të cilit zakonisht janë të lidhura me Zotin, njeriun, krijimin, këtë botë dhe botën tjetër, engjëjt, të dërguarit e Zotit, të mirën dhe e të keqen etj., të cilat janë të ndërtuara mbi folklorin, këngët, anekdotat, rrëfimet e përrallat popullore, ose edhe nga gojëdhënat e vjetra mbi shenjtorët.

Mevlana1Brendia e kësaj vepre ka tone epike-lirike, shpesh thjesht lirike, të përshkruara nga filozofia e sufinjëve që donin të pajtonin botën materiale me shpirtin. Shumica e pjesëve të këtij libri janë meditime filozofike sufizmi (rrymë islamike e shek. XII-XIII).

Është vështirë të shtrohet një prerje sistematike e ideve të Rumit. Por, në parim, mund të thuhet se themelet e botëkuptimit sufist Mevlana Rumi i ka pasur në: mendësinë asketike të Belhit, në botëkuptimin e vahdeti-vuxhudit të Andaluzisë dhe sintezën organike të tyre me dashurinë hyjnore të frazuar në poezinë teozofike të Horasanit.

Rumi vetë ka thënë që ai nuk është as filozof as poet, por dashamir i pasionuar në Zotin dhe se ndjenjat e tij i manifeston në mënyrë poetike, jokonvencionale, vullkanike, duke krijuar kështu një stil i cili është unikal në tërë letërsinë persiane.

Rumi është një emër i ndritur i kulturës klasike perse dhe një prej gjenive krijuese të kësaj kulture, i cili është i denjë për t’u renditur pranë, Firdusiut, Omar Khajamit, Xhamiut, Attarit, Sunait e shumë të tjerëve, poetë të përlindjes persiane, deri tek Saadiu i papërsëritshëm.

Nëse për Naim Frashërin ka qenë një ndër shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë perse, atëherë e keni edhe një arsye më shumë që nëse s’e keni lexuar këtë vepër, atë ta bëni sa më shpejtë.

Lexo:

Libri i javës së parë: “Lufta dhe Paqja” mozaik romancë të mrekullueshme, filozofisë dhe mbijetesës

Libri i javës së dytë: “Dashuri”, prehja dhe rrëmuja e ndjenjave në një vend

Libri i javës së tretë: “Gatsby i Madh”, dëshmia që paraja nuk të bën të lumtur

Libri i javës së katërt: “Prilli i thyer”, vështrimi i jetës nga syri i vdekjes

Libri i javës së pestë: “Don Kishoti i Mançes”, lufta për të arritur të pamundurën

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button