“Dashuri”, prehja dhe rrëmuja e ndjenjave në një vend

Portalb ua sugjeron të njiheni me Toni Morrison sepse veprat dhe stili i saj unik, kanë aftësinë ta mbajnë mbërthyer çdo lexues edhe kur ai ua di brendinë. Sado që t’i keni lexuar veprat e Morrisonit, çdo herë ajo sjellë ide të reja mes rreshtave, kjo autoren e bën unike dhe të rëndë për t’ia zbuluar të gjitha “hilet” apo mjeshtëritë artistike.

Toni Morrison është pseudonim i Chloe Anthony Wofford, i njërës ndër shkrimtaret më të rëndësishme të kohës sonë, aktualisht është 84 vjeçe dhe është shumë aktive në letërsi. Është fituese e çmimit Nobel për letërsi në vitin 1993, fituese e çmimit Pulitzer, fituese e titullit të Lirisë, titulli më i lartë-CV në SHBA, akorduar nga presidenti Barack Obama, llogaritet si një ndër gratë më të fuqishme të shekullit.

Toni Morrison dhe Barach Obam
Toni Morrison dhe Barack Obama

“Dashuri”, është romani i tetë i autores amerikane.

Autorja ka arritur të flas në këtë roman, në mënyrë të mahnitshme, me një pasuri të jashtëzakonshme karakteresh për një temë të komplikuar dhe universale. Përmes këtij librit Morrison përpiqet të sjellë një panoramë të kontestit jetësor të njerëzve me ngjyrë mes dekadave të viteve 50-60. Në qendër të rrëfimit janë historitë e marrëdhënieve njerëzore të përziera me dashuri dhe urrejtje. Në rreshtat e librit shfaqet një diversitet brezash duke dashur që të përçojë këndvështrime të ndryshme duke dërguar mesazhe për arsimim, marrëdhëniet njerëzore, respektin për veten si dhe për luftën e vazhdueshme të afro-amerikanëve për të drejtat e tyre në sfondin e kohës së viteve 60.

Libri është aq kompleks sa janë komplekse të gjitha marrëdhëniet njerëzore, me pak fjalë, është një libër për dashurinë e të gjitha formave. Në të janë të përfshira, dashuria familjare, dashuria romantike, dashuria e dhunshme, dashuria e munguar etj.

Portalb ua sugjeron këtë libër sepse thjeshtë, secili mund të gjejë copëza nga ndjenjat e tij në ndonjë kënd nga shumë këndet e librit.

Lexo: Libri i javës së parë, “Lufta dhe Paqja” mozaik romancë të mrekullueshme, filozofisë dhe mbijetesës.

Lajme të ngjashme

Back to top button