“Lufta dhe Paqja” mozaik romancë të mrekullueshme, filozofisë dhe mbijetesës

“Lufta dhe Paqja”, vazhdon të mbërthejë gjenerata të tëra lexuesish të cilët joshen me tregimin dhe kuptimin e qartë dhe inteligjent të shpirtit njerëzor, nëse ende s’keni vendosur çfarë të lexoni këtë javë, Portalb ua sugjeron këtë roman të mrekullueshëm. Libër që në njëfar mënyre shkon me motin e ftohtë.

“Lufta dhe Paqja”, është një roman me katër vëllime, i botuar në vitin 1869 prej Leon Tolstoit.  Në këtë roman flitet për ngjarjet e trazuara në Rusi gjatë luftërave të Napoleonit në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Libri përmbledh një periudhë relativisht të shkurtër – pesëmbëdhjete vjet – por paraqet jetët e karaktereve të ndryshëm nga të gjitha segmentet e shoqërisë me detaje të gjalla dhe të realizuara mirë.

Romani pasqyron përballjen e një gjenerate me ndryshimin, i cili i bën disa që të luftojnë për të mbrojtur strukturën ekzistuese edhe me jetën e tyre, ndërsa të tjerët e kuptojnë se mënyrat e vjetra po zhduken.

Autori i mirënjohur Mark Tuein është shprehur për këtë libër:

“Tolstoi ka harruar të përfshijë vetëm një garë me varka, sepse çdo gjë tjetër që ka lidhje me pushtimin e Rusisë nga Napoleoni në vitin 1812 është këtu.”Luftë dhe Paqe

Tolstoi është ekspert në vizatimin e duhur të skenave dhe të betejave, pasi ai përshkruan ndjenjat personale të qindra karaktereve nga të gjitha shtresat e shoqërisë. Ajo që e bën librin kaq të dashur, është se mes morisë së madhe të personazheve janë edhe tri përshkrime fantastike të princit Andrei, Natashës dhe Pierit, të cilët luftojnë me dashuri dhe përpiqen të gjejnë një mënyrë të duhur për të jetuar.

Pjesërisht leksione historie, pjesërisht romancë e mrekullueshme, pjesërisht revizionizëm betejash, dhe pjesërisht leksione filozofie, këtë e karakterizon kë libër të mrekullueshëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button