Partia opozitare Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) kishte paralajmëruar Kongresin e Pestë të partisë menjëherë pas shpalljes së rezultateve nga zgjedhjet lokale. Për shkak rezultatit të dobët në këto zgjedhje, partia kishte paralajmëruar ndryshime në kryesi, transmeton Portalb.mk.
“Për herë të parë, në Kryesinë e Këshillit të Përgjithshëm (Kryesinë Qendrore) janë përfshirë 20 anëtarë të rinj, (mbi 60 % e kryesisë) të cilët për herë të parë bëhen pjesë e këtij organi të lartë drejtues. Po ashtu, është arritur një përfaqësim gjinor dinjitoz, si asnjëherë më parë, me 10 gra anëtare (rreth 30%) çka dëshmon përkushtimin tonë të qartë për gjithëpërfshirje dhe barazi”, raportoi Bashkimi Demokratik për Integrim.
Në këtë Kongres u rizgjedh Ali Ahmeti në krye të partisë, ndërsa kryesia e Këshillit të Përgjithshëm do të përbëhet nga: Bujar Osmani – Nënkryetar, Faton Ahmeti – Nënkryetar, Arta Bilalli-Zendeli – Nënkryetare, Arbana Pasholli – Nënkryetare, Erkan Arifi – Nënkryetar
Arbër Ademi – Sekretar i Përgjithshëm, Nebi Rexhepi – Sekretar Organizativ dhe Arbëresha Vlashi – Sekretare për Mundësi të Barabarta.
“Kongresi i Pestë konfirmon se BDI mbetet një forcë politike stabile, reformuese dhe e përgatitur për sfidat e ardhshme politike, me fokus të qartë në përfaqësim dinjitoz, barazi dhe zhvillim demokratik”, deklaruan nga BDI-ja.
Anëtarë e Këshillit janë: Admir Miftari, Ajshe Osmani, Albert Tairi, Ardita Dani, Artan Bushi, Bajram Rexhepi, Besnik Rameti, Ejup Abazi, Faton Aliti, Gent Lika, Ilir Hasani, Imran Zhupani, Isamedin Azizi, Jetmir Ziberi, Jeton Shaqiri, Liridona Beqiri, Lulzime Ballazhi, Mirsad Ibrahimi, Muharem Xhezairi, Nafi Durmishi, Ridvan Ibrahimi, Rina Ajdari, Shkodrane Dardhishta, Xhemil Qamili, Ylldrita Seferi-Salihi.
Anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së: Abdulselam Selami, Admir Miftari, Ajshe Osmani, Albert Tairi, Allma Selimi-Abduli, Amir Duraku, Arbana Pasholli, Arben Qerimi, Arbër Ademi, Arbëresha Vlashi, Ardian Musliu, Ardian Stafai, Ardita Dani, Argjent Asani, Arta Bilalli-Zendeli, Artan Bushi, Aziz Dauti, Bajram Rexhepi, Bardhyl Nasufi, Bejza Abdija, Bekim Adili, Bekim Ismaili, Bekim Maksuti, Berat Ajdari, Besarta Alija, Besiana Mehmeti, Besnik Ejupi, Besnik Rameti, Blerim Idrizi, Bujar Osmani, Denis Miftari, Dijana Toska, Ejup Abazi, Ejup Alimi, Eldin Ademi, Elmir Emini, Emir Sulejmani, Enes Limani,
Erkan Arifi, Faruk Alili, Fatjona Dema, Fatlume Rexha-Lusjani, Faton Ahmeti, Faton Aliti, Faton Pollozhani, Fitor Jakupi, Fuat Spahiu, Gazmend Mehmedi, Gent Lika, Hamdi Sherifi, Ilimi Selami, Ilir Hasani, Ilir Musai, Ilir Saiti, Imran Zhupani, Isamedin Azizi, Jetmir Ziberi, Jeton Buçi, Jeton Neziri, Jeton Shaqiri, Jeton Useini, Kanita Ramadani, Kreshnik Bekteshi, Kujtim Xhelili, Laura Bina Shate, Liridon Disha, Liridona Beqiri, Lulzim Zeqiri, Lulzime Ballazhi, Luzhjana Neziraj-Deari, Mafis Rushiti, Mevmed Halili, Miranda Fejzullai-Murseli, Mirjeta Sinani, Mirsad Ibrahimi, Mjaftime Neziri, Muhamet Muharemi, Muharem Asani,
Nafi Durmishi, Nebi Rexhepi, Nermine Bajrami, Nexhbudin Nuredini, Nexhbudin Ramadani, Nezrane Rustemi, Nora Muaremi, Pishtar Lutfiu, Riana Aliu, Ridvan Dervishi, Ridvan Ibrahimi, Rijad Fetahu, Rina Ajdari, Sadush Arifi, Saliamet Emini, Sead Asani, Sedat Ibrahimi, Sejdi Nebiu, Shirete Elezi, Shkodrane Dardhishta, Shpend Ahmeti, Shqipdona Mazari, Shqipe Saqipi, Syarta Ahmeti, Valdrin Asani, Xheladin Ajvazi, Xhemail Jusufi, Xhemil Qamili, Ylldrita Seferi-Saliji, Ylli Paçuku, Zebibe Deari, Zeqir Limani.
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti dje (20 dhjetor) në Kongresin e 5-të të partisë propozoi që çdo zgjedhje e përbërjes së re të Qeverisë të bëhet me shumicë të dyfishtë Badenteri.
Ahmeti ka theksuar rëndësinë e unitetit të shtetit dhe të funksionimit të drejtë të institucioneve në Maqedoninë e Veriut. Ai ka nënvizuar se BDI-ja është e përkushtuar ndaj legjitimitetit të dyfishtë, përfaqësimit të barabartë të komuniteteve dhe thellimit të decentralizimit lokal. Ai kërkoi edhe veting të plotë dhe hetim gjithëpërfshirës për funksionarët publikë të 34 viteve të fundit.