Përgjatë shtatorit, në mediat shqiptare qarkulloi gjerësisht lajmi se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, me datë 13 shtator do të shpallte zaptimin e territorit verior të Kosovës. Ky lajm, i cili u kopjua nga tabloidet serbe, nuk është i vërtetë. Ai nuk mbështetej në asnjë deklaratë të lëshuar nga qeveria serbe. Në fakt, në deklaratën për shtyp të Vuçiç po me 13 shtator ai e hodhi poshtë këtë pretendim si dizinformim i pastër, shkruan Faktoje.al.
Në mes të muajit të shkuar, mediat shqiptare filluan të raportojnë se me 13 shtator, Vuçiç do të jepte një konferencë shtypi ku do të deklaronte vendimin për të pushtuar verin e Kosovës. Sipas këtyre spekulimeve, vendimi i Vuçit për pushtim dhe luftë do të vinte si pasojë e vendimit të qeverisë Kurti për të mbyllur institucionet paralale serbe në veri.
Si burim për këtë lajm, si mediat kyresore shqiptare dhe portalet cituan vetëm mediat serbe, por shpesh pa specifikuar cilëve tituj i referohen. Ndërkohë në shqip, i njeti tekst është përhapur, përsëri pa verifikim të provave.
Sipas hulumtimeve të Faktoje, ky lajm ka ardhur nga tabloide si Kurir.rs apo Alo, të cilat njihen për shpërndarjen e informacioneve të pabaza, duke përdorur tituj bombastikë për të marrë vëmendjen e publikut. Titulli i faqes Kurir.rs shkruan: “Vuçiç do të japin deklaratën më të rëndësishme për kombin: Në tavolinë është dhe opsioni që të deklarohet pushtimi i territorit të Serbisë,” duke ju referuar me këtë të fundit Kosovës.
Ky lajmi ishte përhapur dhe ngë portale të tjera serbe. Por artikujt në fjalë nuk përmendin asnjë burim konkret dhe nuk dhanë as prova të tjera që të tregonin vertetësinë e këtij spekulimi. Ato flasin thjesht për informacione të marra në mënyrë secrete nga redaksia e tyre, sipas të cilës Vuçiç po përgatit një pushtim të Kosovës veriore pasi popullsia serbe në këto zona “ka vuajtur prej vitesh” nën zaptimin sipas tyre të jashtligjshëm të qeverisë se Kosovës.
Megjithëse Vuçiç ka ngritur disa herë alarmin për keqtrajtimin e supozuar të serbëvë në veri të Kosovës, nuk ka asnjë provë se ai po përgatitur për një sulm me armë apo pushtim të veriut. Edhe përse këto lajme riciklohen shpesh nga mediat serbe dhe ato shqipfolëse. Siç e ka hedhur poshtë edhe Faktoje para disa muajsh, nuk ka as shtype dhe as eksod të popullsisë serbe në veri të Kosovës.
Vuçiç për më tepër dhe nja deklaratë shtypi me datë 13 shtator, ku i hodhi poshtë deklaratët për një pushtim të Kosovës së Veriut. Ai shpjegoi se ekspertët ligjor kanë qënë kundra, sidomos se për ta, të deklarohet pushtimi i Kosovës do të thotë të pranosh që ato janë shtete apo territore të pavaruara, gjë që Serbia nuk e pranon.
Përgjatë konferencës për shtyp, Vuçiç prezantoi një plan prej 7 pikash për marrëdhënien me Kosovën, duke i mëshuar zgjedhjeve demokratike dhe të lira në veri, me kandidat serb, rikthimin e institucioneve paralele të mbyllura nga qeveria e Kosovës, si dhe forminin e asociacionit. Por për momentin, dhe pavarësisht tensioneve të shumta në veri të Kosovës, si dhe mes të dyja vendeve, nuk ka asnjë provë ose plan për një luftë apo pushtim. Këto janë lajme të paverifikuar që qarkullojnë në mediat shqipfolëse dhe ato serbe, dhe përkqësojnë tensionet ndëretnike, duke i vënë popullësinë e rajonit në një gjendje paniku dhe pasigurie.