Policia e Maqedonisë së Veriut ka filluar kontrollet e brendshme në lidhje me veprimet e policëve rreth rastit ku humbi jetën Rosica Koceva. Kontrolli ishte kryer me udhëzim të ministrit Pançe Toshkovskit, transmeton Portalb.mk.
“Megjithatë, kontrolli i brendshëm ka vërtetuar se në disa nga denoncimet e mëparshme të viktimës nuk ishte vepruar plotësisht në përputhje me detyrimet ligjore dhe procedurat”, raportoi Policia.
Ata vlerësojnë se në shumicën e rasteve policia ka vepruar në përputhje me ligjin, për çka edhe ishte ngritur kallëzim penal.
“Ishte ngritur kallëzim penal kundër të denoncuarit, i cili përfundoi me dënim me kusht në procedurën gjyqësore”, sqaroi Policia.
Kontroll i brendshëm në SPB Veles, ku ndaj 11 të punësuarve ishte ngritur procedurë disiplinore.
Ndryshe, vetëm pesë ditë para se ta kryente vrasjen e Rosicës dhe babait të saj në Veles, 39-vjeçarit nga Shkupi, Ilija Stefanovskit, gjykata ja ka shfuqizuar masën e ndalesës për tu larguar nga shtëpia dhe të paraqitet në polici me kërkesë të prokurorisë.