U vazhdua gjendja e krizës me naftën në RMV, masat e jashtëzakonshme në fuqi deri më 20 prill 2027

Kuvendi sot, në kuadër të seancës së 126-të plenare, miratoi vendimin për vazhdimin e gjendjes së krizës edhe për gjashtë muaj të tjerë, për shkak të mundësisë së çrregullimit të furnizimit me naftë dhe derivate të naftës, transmeton Portalb.mk.

Me këtë vendim, gjendja e krizës vazhdohet deri më 20 prill 2027.

Në kuadër të seancës së 126-të, deputetët miratuan edhe Ligjin për Revizionin Shtetëror dhe vendimin për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Maqedonisë së Veriut në misionin ndërkombëtar “Althea” në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Kuvendi zgjodhi gjithashtu Aleksandar Naumovskin, profesor në Fakultetin Ekonomik në Shkup, si komisioner të jashtëm në Komisionin e Letrave me Vlerë.

Masa me të cilën TVSH-ja për karburantin dizel u ul nga 18 në 10 përqind filloi të zbatohet më 15 shtator, si masë për zbutjen e presionit të çmimeve mbi qytetarët, ndërsa ajo skadon sot.

Çmimi i naftësNaftaParlamenti - Kuvendi i Maqedonisë së VeriutQeveria e Maqedonisë së Veriut