Qeveria, në seancën e sotme, solli vendim për uljen e TVSH-së nga 18% në 10%, me qëllim zbutjen e drejtpërdrejtë të goditjes së çmimeve ndaj qytetarëve dhe ekonomisë, në kushtet e gjendjes së krizës për shkak të mundësisë së çrregullimeve në furnizimin me naftë dhe derivate të naftës, transmeton Portalb.mk.
Sipas përllogaritjeve të Qeverisë, ulja e TVSH-së nga 18% në 10% do të zbusë ndjeshëm rritjen e pritshme të çmimeve të karburanteve.
“Te nafta, në vend të rritjes së pritshme të rregullt prej rreth 5 denarësh, me këtë masë pritet ulje prej rreth 2 denarësh. Kjo nënkupton zbutje të përgjithshme të goditjes së çmimeve prej rreth 7 denarësh, ndërsa çmimi i ri pritet të jetë rreth 99 denarë për litër. Te benzinat, sipas përllogaritjeve, pritet rritje prej rreth 3,5 denarësh, që do të thotë se çmimi i ri pritet të jetë rreth 100,5 denarë për litër për benzinën EUROSUPER BS-95, përkatësisht 102,5 denarë për litër për benzinën EUROSUPER BS-98”, thuhet nw njoftimin e Qeverisë.
Norma preferenciale e TVSH-së prej 10% do të zbatohet nga ora 00:01 e 15 shtatorit 2026 deri në orën 24:00 të 28 shtatorit 2026.
Kujtojmë se çmimi i dizelit në Maqedoni që nga fillimi i sulmeve amerikano-izraelite ndaj Iranit e deri më tani është rritur për më shumë se 30 denarë për litër, përkatësisht për rreth 43 përqind. Benzinat gjatë së njëjtës periudhë janë shtrenjtuar për gati 20 denarë, ose rreth 26 përqind raporton.
Për krahasim, më 28 shkurt, kur SHBA-ja dhe Izraeli filluan sulmet ndaj Iranit, çmimi maksimal i Eurosuper BS-95 në vend ishte 73,5 denarë, BS-98 kushtonte 75,5 denarë, ndërsa dizeli 71 denarë për litër.
- LEXO: Që nga fillimi i sulmeve ndaj Iranit, çmimi i dizelit në Maqedoni është rritur me 43%, benzina me 26%
- LEXO: Fuqia blerëse: Kur shifrat nuk përputhen me realitetin
- LEXO: Këta janë produktet që shënuan rritje më të madhe të çmimeve në Maqedoninë e Veriut