U shpallën fituesit e Çmimit “11 Tetori”, mes tyre edhe Gjulumsere Kasapi

Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka publikuar fituesit e Çmimit shtetëror “11 Tetori” për vitin 2026, ku në mesin e fituesve është edhe profesoresha universitare Gjulumsere Kasapi, transmeton Portalb.mk.

Ky çmim është mirënjohja më e lartë shtetërore për vepër jetësore në fushën e shkencës, artit, ekonomisë dhe veprimtarive të tjera me interes publik në Maqedoninë e Veriut.

Në fushën e kulturës dhe artit, çmimi i ndahet shkrimtarit Venko Andonovski, ndërsa në fushën e shkencës dhe arsimit do të nderohen gjuhëtari Dimitar Pandev, profesoresha universitare Gjulumsere Kasapi dhe Vllado Popovski, doktor i shkencave historike, politike dhe juridike.

Ceremonia e dorëzimit të çmimeve do të mbahet më 11 tetor, në orën 12, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Çmimi "11 Tetori”Kulturë lajmeMinistria e Kulturës dhe Turizmit (MKT)