Nuk e dua kurorën
Me degë gjembaçe drizash,
Që t’jep hijeshi por jo rehati.
S’dua as trofe
Që hidhen si shushka tymëse
Dhe turbullojnë të pamunit.
As madhështi të rreme
S’dua.
Jo!
Nuk janë për mua…
Le t’i mbajë kush të dojë
Si lapidar,
Sepse nuk i shkojnë për shtat
Një shpirti oshënar.
Autore: Farije Dauti Bakiju