Ministria për Arsim dhe Shkencë në Maqedoninë e Veriut ka publikuar listën e studentëve që janë përfshirë në listën e përfituesve të bursave, transmeton Portalb.mk.
“Kandidatët e refuzuar do të kenë mundësi për kundërshtim që nga dita e marrjes së aktvendimit nga MASH, në të cilën do të shënohet arsyeja se për çfarë nuk është pranuar aplikimi, luten të gjithë kandidatët të mos i dorëzojnë kundërshtimet para se ti pranojnë vendimet për refuzim”, sqarojnë nga Ministria.
Studentët që janë në listën e pranuar, duhet nga 2 janari deri më 18 janar të dërgojnë dokumentet në objektin e Ministrisë.
“Secili përfitues i bursës e shkarkon dhe plotëson në TRE kopje të marrëveshjes për bursën përkatëse dhe së bashku me kopje të llogarisë rrjedhëse , e dorëzon në MASH, drejtpërdrejtë përmes arkivit të ministrisë ose me postë”, sqaroi Ministria.
Lista e studentëve nga kategoria sociale, studentët me sukses nga universitetet shtetërore dhe private, informatika te universiteti shtetëror dhe privat, grupi i historisë, artit, etnologjisë, arkeologjisë, kimi, fizikë, matematikë, gjuha dhe letërsia maqedonase, bujqësi, grupi i tretë në privat dhe shtetëror.
Ndryshe, Ministria për Arsim dhe Shkencë deri më 15 nëntor ka pranuar aplikime nga studentët në Konkursin për ndarjen e bursave studentore në kategori të ndryshme. Vlera e bursave është prej 6 080 denarë deri 18 mijë denarë.
- LEXO: Ministria publikoi listën e nxënësve që kanë fituar bursa në Maqedoninë e Veriut
- LEXO: Studentët e Maqedonisë së Veriut do të kenë mundësi të aplikojnë për 2 870 bursa deri të mërkurën
- LEXO: U shpallën konkurset për bursa për nxënësit e shkollave të mesme të drejtimit Matematikë-Informatikë dhe të Akademisë së Sporteve
[…] Më 29 dhjetor të vitit të kaluar, Ministria për Arsim dhe Shkencë në Maqedoninë e Veriut ka publikuar listën e studentëve që janë përfshirë në listën e përfituesve të bursave. Lista e studentëve nga kategoria sociale, studentët me sukses nga universitetet shtetërore dhe private, informatika te universiteti shtetëror dhe privat, grupi i historisë, artit, etnologjisë, arkeologjisë, kimi, fizikë, matematikë, gjuha dhe letërsia maqedonase, bujqësi, grupi i tretë në privat dhe shtetëror. […]