U lokalizua zjarri në Kisella Vodë, u lëndua një zjarrfikës

Është lokalizuar zjarri në hapsirën e magazinimi në Bulevardin Maqedonia, i njohur më mirë si Bulevardi Jugor, në komunën e Shkupit, Kisella Vodë, pranë “Rampës” së vjetër. Siç njoftoi kryetari i Shkupit, Orce Gjorgjievski, zjarri është vënë nën kontroll, por gjatë intervenimit një zjarrfikës është lënduar dhe menjëherë është dërguar në klinikë, transmeton Portalb.mk.

Objekti që po digjet ndodhet pranë zyrës së Inspektoratit të Tregut, ku së fundmi po zhvilloheshin aktivitete ndërtimore, përkatësisht rikonstruksioni i rrugës.

Tymi i zi nga zjarri mund të shihej pothuajse nga i gjithë qyteti, ndërsa, siç deklaroi drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov, nga objekti i përfshirë nga flakët dëgjoheshin krisma, “me shumë gjasë nga energjia elektrike”.

Në vendin e zjarrit ndodhen disa automjete zjarrfikëse dhe një autoambulancë, ndërsa për të siguruar qasje u prenë edhe pemë. Sipas dëshmive të qytetarëve, era e djegies ndihet në të gjithë Kisella Vodën.

Një zjarr i ngjashëm pranë “Rampës” së vjetër kishte edhe në vitin 2022, ku pas disa muajsh filloi të ndërtohej një ndërtesë e re.

Komuna e Kisella VodësOrce GjorgjievskiZjarr